NBA: Timberwolves arrijnë fitore dramatike ndaj Hawks, LA Lakers mbesin në garë për play-ins
Ndeshjet e së mërkurës mbrëma në NBA ishin plot befasi dhe emocione, duke filluar nga Atlanta Hawks dhe Minnesota Timberwolves që përfundoi me rezultatin më të ngushtë 124-125 në të mirë të ujqërve.
Çereku i parë përfundoi në të mirën e Hawks, pastaj Wolves u këndellën në çerekun e dytë dhe lëshuan lojën në të tretin, çereku i katërt i takoi Wolves duke fituar pikën e fundit nga gjuajtja e lirë për të kaluar në epërsi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Lojtari i ndeshjes ishte Karl Anthony Towns, me 22 pikë, 4 kërcime dhe 2 topa të vjedhur.
Ndërsa lufta e Los Angeles Lakers po rritet çdo ndeshje e më shumë. Lakers mbrëmë shënuan fitore ndaj Phoenix Suns me rezultat 111-122, e ky rezultat ishte befasues, pasi që Suns kanë qenë më të mirë këtë sezon dhe janë të pozicionuar në vendin e katërt në Konferencën Perëndimore, ndërsa Lakers po luftojnë për play-in.
Lakers ishin më të dobët në çerekun e parë por u rimëkëmbën në çerekun e dytë. Austin Reaves dhe Anthony Davies ishin yjet e mbrëmjes edhe pse me mungesë të LeBron James ata ia dolën që të pozicionohen përsëri në vendin e 10-të në tabelë. Austin Reaves u zgjodh lojtari i ndeshjes me 25 pikë, 4 kërcime dhe 11 asistime duke shënuar rekord personal.
Denver Nuggets kishin përballë Washington Wizards, vendi i parë i Konferencës Perëndimore kanë shënuar fitore ndaj vendit të 14 të Konferencës Lindore me rezultat 118-104. Në të dyja pjesët Nuggets ishin më të mirë. Lojtari i ndeshjes ishte përsëri Nikola Jokic me 31 pikë, 12 kërcime, 7 asistime dhe 3 vjedhje topash.
Golden State Warriors shënuan fitore ndaj Dallas Mavericks me rezultat 127-125. Stephen Curry tregoi edhe këtë herë ndikim e tij në skuadrën e Warriors duke u gjendur aty në pikët finale. Ai ishte lojtari i ndeshjes me 20 pikë, 5 kërcime dhe 13 asistime duke e bërë të veçantë lojën e tij në të mirë të bashkëlojtarëve.
Miami Heat ishin të etur për fitore dhe e morën ndaj New York Knicks me rezultat 127-120. Në përgjithësi dominuan në të dyja pjesët duke i shkaktuar humbje ekipit të pestë në Konferencës Lindore. Lojtari i ndeshjes ishte Jimmy Butler me 35 pikë, 4 kërcime, 9 asistime dhe 4 vjedhje topash.
Memphis Grizzlies fituan edhe ndeshjen ndaj Huston Rockets me rezultat 130-125. Ndeshje jo e lehtë për ta, duke e ditur që Rockets qëndrojnë në vendin e fundit dhe Grizzlies në vendin e dytë Konferencës Perëndimore. Trajneri i Grizzlies tha që ‘priste ndeshje më të mirë nga ekipi i tij’ por që rezultoi me fitore. Lojtari i ndeshjes ishte Jaren Jackson JR. me 37 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.
Portland Trail Blazers shënuan fitore ndaj Utah Jazz. Blazers fillimisht ishin më të dobët por në çerekët e dytë, tretë dhe të katërt e deshën fitoren më shumë duke lënë vendin e 11 jashtë play-ins. Lojtari i ndeshjes ishte Damian Lillard me 30 pikë, 7 kërcime dhe 12 asistime.
Indiana Pacers shënuan fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 118-114. Raptors që qëndrojnë në vendin e 9 në tabelë veçse janë në pozicion të përshtatshëm në play-ins, ndërsa Pacers iu nevojitet fitorja për të bërë garën më të ngushtë mes Bulls që ndeshjen e mbrëmshme humbën. Lojtari i ndeshjes ishte Andrew Nembhard me 25 pikë, 10 asistime dhe 3 trepikësh.
Philadelphia 76ers përmbylli ndeshjen me rezultat të thellë ndaj Chicago Bulls 116-91 për të lënë Bulls të rrezikuar në vendin e 10-të për play-in. Lojtari i ndeshjes ishte De’anthony Melton me 25 pikë, 4 kërcime, 4 asistime, 3 vjedhje topash dhe 4 trepikësh.
San Antonio Spurs përsëri mbylli ndeshjen me humbjen më të thellë, kësaj radhe ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 94-130. Bucks nuk lëshuan lojën as edhe për një sekond dhe kjo tregon edhe nga rezultati me 36 pikë epërsi. Lojtari i ndeshjes ishte Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, 14 kërcime dhe 4 asistime.
/Orselina Lazraj/