NBA: Minnesota ia shkakton humbjen e pestë me radhë Lakersave, Giannis vazhdon me paraqitjet e jashtëzakonshme te Bucks - NACIONALE

NBA: Minnesota ia shkakton humbjen e pestë me radhë Lakersave, Giannis vazhdon me paraqitjet e jashtëzakonshme te Bucks

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e radhës të ligës më të fortë në basketboll, NBA, aty ku sërish në sy ra humbja e Los Angeles Lakers në krye me LeBron James që u mposhtën nga Minnesota Timberwolves me rezultat 111:102, ndërsa Giannis Antetokounmpo po vazhdon paraqitjet e mira për Milwaukee Bucks që shënuan fitore përball New York Knick me rezultat 119:108.

LeBroni premtoi më tepër agresivitet pas humbjes së katërt, por as kjo nuk e ndihmoi skuadrën e tij të mos e pësoj humbjen e pestë radhazi.

Minnesota Timberwolves – LA Lakers

Ndeshja e zhvilluar në Minneapolis dhuroi një ndeshje të mirë, duke qenë se rezultati ishte i ngushtë mes dy skuadrave përgjatë tërë kohës, me vendasit që me çerekun e katërt arritën ta bënin dallimin për fitoren me nëntë pikë epërsi, 111:102.

Qendra franceze, Rudy Gobert, ishte i jashtëzakonshëm dhe i pandalshëm në ‘paint’, ku realizoi dyshifror të dyfishtë me 22 pikë të shënuara e 21 rebounds, me një saktësi në gjuajtje prej 63 % apo shtatë nga 11 tentime.

Rudy Gobert, Wolves send Lakers to fifth straight loss | GMA News Online

Në ndihmë i doli edhe Karl-Anthony Towns, që shënoi 21 pikë dhe ndihmoi me tetë rebounds e shtatë asistime, në anën tjetër LeBron James me 28 pikë shtatë rebounds, pesë asistime e katër topa të vjedhur nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e tij drejt fitores së parë.

Për Minnesotën kjo ishte fitorja e katërt në gjashtë ndeshje këtë sezon, përkrahë dy humbjeve dhe pozicionohet e shtata në konferencën perëndimore.

Milwaukee Bucks – New York Knicks

Giannis Antetokounmpo vazhdoi me paraqitjet e mira edhe në ndeshjen e radhës, duke qenë bartës kryesor i skuadrës në fitoren kundër Knicksave me rezultat 119:108.

Bucks ishin më të mirë në të dy pjesët e lojës dhe vetëm çereku i fundit dha rezultat të barabartë.

Antetokounmpo për një asist nuk e arriti dyshifrorin e trefishtë, duke realizuar 30 pikë, 14 rebounds e nëntë asistime.

Antetokounmpo helps Bucks beat Knicks 119-108, move to 4-0 | The Kansas City Star

Te mysafirët ishin shtatë basketbollist me pikë dyshifrore, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për fitoren e katërt dhe mbesin në rekordin me tri fitore e dy humbje.

Bucks me fitoren e katërt në katër ndeshje, mbesin skuadra e vetme në ligë që nuk ka humbur në këtë sezon.

Ndeshjet tjera të zhvilluara mbrëmë

Detroit Pistons 112: 136 Atlanta Hawks;

Orlando Magic 113: 93 Charlotte Hornets;

Boston Celtics 123:132 Cleveland Cavaliers;

Washington Wizards 117: 127 Indiana Pacers;

Philadelphia 76ers 112: 90 Toronto Raptors;

Chicago Bulls 124:129 San Antonio Spurs;

Utah Jazz 101: 117 Denver Nuggets;

New Orleans Pelicans 111: 124 Phoenix Suns;

Houston Rockets 111:125 Portland Trail Blazers.

Lajme të ngjashme