NBA: Lakers triumfojnë me mjaft mund ndaj Pelicans, Giannis ia siguron fitoren e shtatë radhazi Milwaukees - NACIONALE

NBA: Lakers triumfojnë me mjaft mund ndaj Pelicans, Giannis ia siguron fitoren e shtatë radhazi Milwaukees

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbrëmja e kaluar ishte përplot aktivitet në NBA, atje ku u zhvilluan 11 ndeshje. LA Lakers arriti që me mjaft mund ta mposhtë New Orleans Pelicans me rezultat 120:117, ndërsa Giannis Antetokounmpo nuk po ka të ndalur dikur fituar me skuadrën e tij Milwaukee Bucks edhe ndeshjen e shtatë përball Detroit Pistons 116:91.

Padyshim që një nga ndeshjet më të mira të mbrëmjes ishte ajo mes Lakers e Pelicans e zhvilluar në Staples Center të Kalifornisë, me vendasit që pas pesë humbjeve radhazi, tani kanë hyrë në një seri prej dy fitoreve, duke çuar rekordin në pesë humbje e dy fitore.

Los Angeles Lakers Basketball - Lakers News, Scores, Stats, Rumors & More | ESPN

Në anën tjetër New Orleans ishte diç më mirë, por me humbje shkojnë te rekordi katër fitore e tre humbje.

Sa i përket ndeshjes, Pelicans ishin më të mirë në çerekun e parë, tretë dhe të katërt, por pikët e shumta të shënuar të Lakers në të vetmin çerek fitues (të dytin) ia mundësuan atyre vazhdimet, ku në fund me një diferencë prej tre pikëve, 120:117 triumfuan.

How LA Lakers Mismanaged Their Way from Champs to Chumps | News, Scores, Highlights, Stats, and Rumors | Bleacher Report

Lojtari më i dalluar te vendasit ishte Anthony Davis me 20 pikë të shënuara, 16 rebounds, katër asistime dhe katër bllokada. Numër të njëjtë shënoi edhe LeBron James, i cili ishte afër dyshifrorit të trefishtë me 20 pikë, 10 rebounds e tetë asistime.

Në anën tjetër Zion Williamson dhe CJ McCollum shënuan nga 27 e 22 pikë respektivisht, por të pamjaftueshme që ta marrin fitoren e pestë sezonale.

Milwaukee në anën tjetër kundërshtar e pati Detroitin, skuadër të cilën e dominoi në secilën pjesë të lojës, në fund për të triumfuar me 25 pikë epërsi, 116:91.

Kjo ishte fitorja e shtatë për Bucks në po aq ndeshje dhe vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa humbje në NBA, ndërsa Pistons pozicionohen në fund të tabelës së konferencës lindore me një rekord negativ prej dy fitoreve e shtatë humbjeve.

NBA roundup: Bucks down Pistons again, remain unbeaten | Reuters

Antetokounmpo padyshim që ishte më i miri si në çdo ndeshje të skuadrës së tij, e kësaj radhe në fitore kontribuoi me 32 pikë, 12 rebounds, katër asistime, pesë topa të vjedhur e dy bllokada, teksa pati ndihmën edhe të Jrue Holiday me 26 pikë të shënuara.

Ndeshjet tjera të zhvilluara gjatë mbrëmjes

Philadelphia 76ers 111:121 Washington Wizards;

Miami Heat 110:107 Sacramento Kings;

New York Knick 99:112 Atlanta Hawks;

Cleveland Cavaliers 114:113 Boston Celtics;

Houston Rockets 101:109 LA Clippers;

San Antonio Spurs 100:143 Toronto Raptors – humbja më e thellë e mbrëmjes;

Chicago Bulls 106:88 Charlotte Hornets;

Dallas Mavericks 103:100 Utah Jazz;

Portland Trail Blazers 106:111 Memphis Grizzlies.

Lajme të ngjashme