NBA: Los Angeles Lakers më në fund e shënon fitoren e parë të sezonit, shkëlqen James
Los Angeles Lakers e ka shënuar fitoren e parë të sezonit të ri në NBA më në fund të dielën, duke e mundur 121:110 Denverin të dielën.
LeBron James i shënoi 26 pikë, ndërsa Anthony Davis 23 pikë për t’i ndihmuar Lakersit t’i japë fund ecurisë prej pesë humbjeve radhazi në këtë fillim sezon.

Russel Westbrook erdhi nga stoli dhe i shtoi 18 pikë, ndërsa Nikola Jokic shkëlqeu te Nuggets duke i shënuar 23 pikë.
“Ne kishim nevojë t’i dëshmonim vetes diçka”, tha trajneri i Lakers Darvin Ham, i cili u emërua në verë.
“Jo para botës, jo para mediave, por ne duhej të dëshmoheshim para vetes. Ndihem shumë mirë për mënyrën se si reaguam gjatë gjithë ndeshjes”, shtoi ai.
Nuggets, të cilit i mungoi Bones Hyland pasi u lëndua gjatë ngrohjes, e krijoi një epërsi prej 83:75 kah fundi i çerekut të tretë.
Por Lakers u rikthyen dhe treguan unitet duke e përmbysur rezultatin për ta shmangur disfatën e gjashtë radhazi.

Lonnie Walker IV i shënoi 10 pikë gjatë një ecurie prej 18:2 e cila ia siguroi Lakersit një epërsi prej 93:85 në fillim të çerekut të katërt.
Pasi i mbijetuan një tentimi të fundit nga Nuggets, vendasit e vulosën fitoren me pikët e Davis dhe Westbrook, e cila ishte e para për Hamin si trajner i NBA, pasi ai erdhi si ish-ndihmëstrajner në Milwaukee Bucks.
Edhe Detroit Pistons i dhanë fund ecurisë prej pesë disfatave radhazi me një fitore prej 128:114 kundër GOlden State Warriors.
Ndërkohë, Jayalen Brown e udhëhoqi Boston Celtiscin drejt triumfit 112:94 kundër Washington Wizards.
Rezultat e së dielës:
LA Clippers 91:112 New Orleans Pelicans
Detroit Pistons 128:114 Golden State Warriors
Cleveland Cavaliers 121:108 New York Knicks
Boston Celtics 112:94 Washington Wizards
San Antonio Spurs 107:98 Minnesota Timberwolves
Dallas Mavericks 114:105 Orlando Magic
Phoenix Suns 124:109 Houston Rockets
LA Lakers 121:110 Denver Nuggets