NBA: Lakers në gjysmëfinale të playoffit, GSW kërkon kalimin tutje në ndeshjen e shtatë
Los Angeles Lakers ka siguruar biletën për në play-off duke mposhtur Memphis Grizzlies në seri 4:2, derisa Golden State Warriors nuk arritën të fitojnë në shtëpi ndaj Sacramento Kings për të avancuar tutje.
Lakers zhvilluan një tjetër paraqitje të hatashme për të fituar me rezultat 125:85 (31:20, 28:22, 41:25, 25:18).
Qysh nga çereku i parë, Lakers treguan forcën duke e mbyllur me 11 pikë dallim (31:20), ndjekur nga çereku i dytë me gjashtë sosh (28:22).
Grizzlies assesi s’ia dolën t’i bënin konkurrencë vendasve duke pësuar thellë në çerekun e tretë (41:25).
Me shtatë pikë dallim, Lakers arritën ta mbyllnin edhe çerekun e fundit (25:18) për ta vulosur njëkohësisht çështjen e fituesit dhe avancuar në gjysmëfinale.
Russell padyshim ishte më meritori për këtë super paraqitje duke shënuar plot 31 pikë, 2 topa të kthyer dhe katër asistime, ndjekur nga LeBron James me 22 sosh.
Në anën tjetër, ai që la pak shenja te mysafirët ishte Aladama me 16 pikë brenda 29:22 minutave sa ishte i pranishëm në parket.
Kurse, Golden State Warriors pësuan humbje në shtëpi nga Sacramento Kings për ta barazuar serinë çerekfinale në 3:3, duke u mposhtur me rezultat 99:118 (25:23, 26:35, 29:32, 19:28).
GSW e nisi më mirë çerekun e parë duke qenë me dy pikë dallim 25:23, por pastaj mysafirët u kthyen fuqishëm duke marrë në dorë tërë ndeshjen.
Fillimisht, morën epërsinë në çerekun e dytë duke e mbyllur me nëntë pikë dallim (26:35). Këtë e vazhduan edhe në dy çerekët e fundit për ta shënuar këtë fitore të madhe.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Stephen Curry me 29 pikë dhe katër asistime, derisa te Sacramento u dalluan dyshja Monk me 28 pikë dhe Fox me 26 sosh.
Kështu, tani do të zhvillohet edhe ndeshja e shtatë mes dy skuadrave për ta mësuar gjysmëfinalistin e radhës.