NBA: Heat e çon në shtëpi Bucksin, Warriors e shënon fitoren e tretë ndaj Kings
Ndeshjet e pesta në rundin e parë të playoff-it në NBA ishin befasuese. Liderët e konferencës lindore Milwaukee Bucks u eleminuan nga Miami Heat me ndeshje serike 1:4, pas disfatës së mbrëmshme me rezultat 126:128. Memphis Grizzlies e shënuan fitoren e dytë ndaj Los Angeles Lakers mbrëmë me rezultat 116:99, për ta ngushtuar në 2:3 serinë e ndeshjeve mes vete. Dhe Golden State Warriors kaluan në epërsi ndaj Sacramento Kings 3:2 me ndeshje falë fitores me rezultat 123:116.
Heat çoi në shtëpi Bucks me ndeshjen që vazhdoi në kohën shtesë. Lideri nuk arriti që të kualifikohej më tutje edhe pse ishte një ndër ekipet favorite si finalist i NBA. Ndeshja ishte shumë e ashpër me Heat që bëri rreth 45 faulla ku Bucks shënuan 28 prej tyre. Heat ishin më të mirë në çerekun e pare, të katërt dhe në pjesën shtesë ku edhe kaluan në avantazh. Sekondat e fundit të ndeshjes ishin drithëruese, Heat arriti 128 pikëshin ndërsa Bucks shënoi vetëm dy pikë të tjera duke mos arritur të barazonin. Jimmy Butler shënoi 42 pikë, katër asistime dhe tetë rebounds për të kualifikuar më tutje Heats të cilët do të ndeshjen me New York Knicks në rundin e dytë.
Warriors shënuan fitoren e tretë me një rikthim sensacional nga disavantazhi 0-2 në 3-2. Ndeshja filloi në të mirë të Kings të cilët ishin më të mirë në trepikësh dhe në gjuajtjet e lira për të marrë avantazhin Warriors në çerekun e dytë dhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Stephen Curry shkëlqeu me 31 pikë, tetë asistime dhe dy rebounds. Warriors e ndan vetëm edhe një fitore për të kaluar në rundin e dytë të playoffs ku e pret fituesi i ndeshjes Lakers-Grizzlies.
Lakers pësuan humbjen e dytë ndaj Grizzlies të mërkurën mbrëma. Grizzlies ishin shumë më të saktë në gjuajtje, trepikësh, bllokada dhe asistime. Lakers ishin në epërsi vetëm në çerekun e dytë të ndeshjes e që pësuan me një diferencë prej 17 pikëve. Ja Morant shkëlqeu me 31 pikë, shtatë asistime dhe dhjetë rebounds i ndihmuar nga bashkëlojtari Desmond Bane që gjithashtu pat një shifër goxha të mirë prej 33 pikëve, pesë asistime dhe dhjetë rebounds.