NBA gjobit me 750 mijë dollarë Mavericks - NACIONALE

NBA gjobit me 750 mijë dollarë Mavericks

3 vjet më parë

nga Orselina Lazraj

Dallas Mavericks janë gjobitur me 750 mijë dollarë nga NBA për pushimin e lojtarëve kryesorë kundër Chicago Bulls, pavarësisht se janë në konkurrencë në playoff.

NBA pretendon se ata kishin ‘dëshirë’ për të humbur në mënyrë që të përmirësonin shanset e tyre që të kenë zgjedhje në top 10-shen në draftin e sezonit të verës.

Nënkryetari ekzekutiv i NBA, Joe Dumars, deklaroi se veprimet e Mavericks kishin “dëshpëruar tifozët në ligën tonë”. Mavericks pësuan nga Bulls me rezultat 115-112 me datë 7 prill.

Përfundimi më poshtë në renditjen e përgjithshme të ligës do të kishte rritur shpresat e Dallas për të nënshkruar më adoleshentin francez, Victor Wembanyama.

Mavericks shkelën rregullin e pushimit të lojtarëve të ligës dhe demonstruan përmes veprimeve dhe deklaratave publike dëshirën për të humbur ndeshjen në mënyrë që të përmirësojnë shanset në zgjedhjen e raundit të parë në draftin e NBA-së 2023. Liga nuk e zbuloi se lojtarët që morën pjesë në lojë nuk po luanin për të fituar, ata e bënë vetë”, thuhej në komunikatën e NBA.

Dallas pretendoi se Kyle Irving, Tim Hardaway Jr dhe Maxi Kleber ishin të gjithë me lëndime inferiore ndërsa Josh Green dhe Christian Wood po pushonin. Të pesë lojtarët plus Luka Doncic, i cili luajti vetëm 12 minuta gjatë kësaj ndeshjeje, luajtën në fitoren e mëparshme ndaj Sacramento Kings, gjë që çoi në akuzat për krijimin e një ekipi të dobët me synimin për të humbur ndeshjen dhe për të fituar zgjedhjen e draftit në sezon.

Nëse Dallas siguron zgjedhjen e top 10 për draftin e 2023-es ata do ta mbajnë, por nëse zgjedhja është nga ekipi i 11 ose më poshtë, zgjedhja do t’i shkojë New York Knicks si pagesa përfundimtare për transferimin e janarit 2019, viti kur Dallas nënshkroi me Kristaps Porzingis nga New York Knicks.

Përcaktimi i shortit të gjithë kësaj ‘rrëmuje’ do të mbahet me 16 maj./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme