NBA: Celtics rrëmbejnë fitoren e dytë ndaj Atlanta Hawks
Në raundin e dytë të ndeshjeve të playoffit në NBA, Boston Celtics shënuan fitoren e dytë ndaj Atlanta Hawks me rezultat 119-106. Ndërsa New York Knicks pësuan disfatë nga Cleveland Cavaliers 90:107, duke bërë që rezultati i serisë mes tyre të barazohet në 1:1.
Celtics nuk kanë të ndaluar dhe këtë e dëshmuan mbrëmë duke e arritur fitoren e dytë ndaj Hawks. Ata shkëlqyen në çdo aspect të ndeshjes, duke i shënuar 15 nga 30 tentimet për trepikësh, 9 nga 10 gjuajtjet e lira dhe regjistruan më shumë se 30 asisitime gjatë ndeshjes. Hawks u këndellën në fillim të pjesës së dytë, por as çerekun e tretë nuk arritën që të fitonin. Lojtari i ndeshjes ishte Jayson Tatum, pasi shkëlqeu me 30 pikë, 10 kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndërkohë, Cavaliers ishin të papërmbajtshëm në pjesën e parë kundër Knicks, duke e krijuar një epërsi prej 20 pikëve, e cila ishte e pakthyeshme për këta të fundit, pavarësisht se luajtën më mirë në pjesën e dytë. Knicks ishin vendas dhe të mirë vetëm në gjuajtjet e lira duke shënuar 25 nga 30 tentime, dhe në vjedhjen e topave me 14. Në anën tjetër, Cavaliers ishin më të mirë në trepikësh, asisitme në ekip (26) dhe në bllokada (8). Darius Garland u zgjodh lojtari i ndeshjes me 32 pikë, shtatë asisitme dhe tri kërcime.
Fituesi i katër ndeshjeve mes Celtics-Hawks përballet me fituesin e përballjes 76ers-Nets, në të cilën 76ers janë në avantazh me dy fitore, ndërsa fituesi i përballjes Cavaliers-Knicks përballet me fituesin e ballafaqimit Bucks-Heat, në të cilën po dominon Heat me një ndeshje të fituar.