NBA: Celtics pësojnë humbjen e parë ndaj 76ers, Nuggets dy ndeshje epërsi ndaj Suns
Mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë në gjysmëfinalen e konferencës lindore mes Philadelphia 76ers dhe Boston Celtics ndërsa në konferencën perëndimore Denver Nuggets shënoi fitoren e dytë ndaj Phoenix Suns.
76ers filloi mjaftë mirë gjysmëfinalen duke shënuar fitoren e parë ndaj Celtics me rezultat 119:115. Ndeshja ishte e luhatshme, fillimisht në çerekun e parë dominuan Celtics, në epërsi prej shtatë pikëve. Dy gjuajtjet e lira nga Tatum kaluna në epërsi Celtics 115:114, dhe në sekondat e fundit Harden me një trepikësh nga 25 metra për ti dhënë epërsinë 76ers dhe të kalojnë më tutje.
76ers ishin pa yllin Joel Embiid i cili pësoi lëndim në gju në ndeshjen e tretë të serisë së playoffit në rundin e parë ndaj Brooklyn Nets dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet. Harden shënoi 45 pikë i ndihmuar nga Tyrese Maxey me 26 pikë dhe Tobias Harris me 18 pikë.
Në konferencën perëndimore, Nuggets mposhtën Suns me rezultat 97:87 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së playoff. Suns filluan mjaftë mirë çerekun e parë me një epërsi prej tre pikëve gjithashtu edhe në çerekun e dytë. Pjesa e dytë u dominua nga Nuggets për të përmbyllur rezultatin prej dhjetë pikëve epërsi.
Nikola Jokic shënoi 39 pikë i ndihmuar nga Aaron Gordon me 16 pikë dhe Kentavious Caldwell-Pope me 14 pikë. Nga Suns Devin Booker shënoi 35 pikë dhe Kevin Durant 24 pikë gjatë çerekut të tretë Chris Paul u lëndua për të mos vazhduar lojën i cili shënoi vetëm tetë pikë.
Sonte në mbrëmje zhvillohen dy ndeshje Miami Heat ndaj New York Knicks, ku Heat janë në epërsi prej një ndeshjeje të fituar dhe Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriors në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.