NBA: Celtics i shkatërrojnë Sacramento Kingsat, Oklahoma City arrijnë fitore në sekondat e fundit ndaj La Clippers - NACIONALE

NBA: Celtics i shkatërrojnë Sacramento Kingsat, Oklahoma City arrijnë fitore në sekondat e fundit ndaj La Clippers

1 vit më parë

nga Orselina Lazraj

NBA zhvilloi ndeshjet e radhës në kuadër të playoff-s dhe playin-s. Boston Celtics shënuan fitoren e radhës ndaj Sacramento Kings me rezultat 132-109. Përballja mes vendit të dytë të konferencës Lindore dhe vendit të tretë të konferencës perëndimore prodhoi lojë të shkëlqyer basketbolli.

Celtics dominuan në çdo çerek të lojës dhe nuk i lejuan as frymë të merrnin Kingsat duke u rikthyer në shtëpi edhe me një fitore tjetër. Për Celtics Jayson Tatum dhe Jaylen Brown mbyllën ndeshjen me paraqitjet më të forta duke shënuar mbi 60 pikë së bashku, 8 asistime dhe 13 vjedhje topash.

Te Sacramento Kings, Domantas Sabonis regjistroi edhe një triple-double 16-13-12, por edhe pse gjashtë lojtarë të tjerë shënuan pikë dyshifrore, nuk iu mjaftuan për të tejkaluar performancen më të mirë të Celtics në përgjithësi.

Oklahoma City Thunder mbërtheu fitoren kundër LA Clippers me rezultat të ngushtë 101 -100. Ndeshje kritike për të dyja skuadrat në play-off, Oklahoma fitoi të parën nga dy ndeshjet kundër Clippers. Shai Gilgeous Alexander ishte lojtari i ndeshjes me 31 pikë, 6 nga 7 pikë të fituara nga vija e gjuajtjeve, 7 kërcime dhe 4 asistime.

Cleveland Cavaliers shënuan fitoren e tyre të radhës ndaj Booklyn Nets me rezultat 115 – 109. Ishte një përballje ‘kokë më kokë’ mes skuadrave të renditura në vendet katër dhe të gjashtë në konferencën Lindore. Donovan Mitchell ishte ylli i mbrëmjes me 31 pikë, 5 kërcime, 3 asistime dhe 5 trepikësh duke ia shtuar më shumë shpresat e play-off ekipit The Land.

New Orleans Pelicans shënuan fitoren më të thellë gjatë së martës mbrëma ndaj San Antonio Spurs me rezultat 84 – 119. Pelicans duhet ta fitojnë çdo ndeshje sepse janë të rrezikuar edhe nga Lakers, pasi që të dyja këto skuadra do të luftojnë të hyjnë në play-ins. Lojtari i ndeshjes ishte Brandon Ingram me 32 pikë, 4 kërcime dhe 7 asistime.

Arlanta Hawks shënuan fitore ndaj vendit të fundit në konferencën lindore Detroit Pistons me rezultat 131 -100. Lojtari i ndeshjes ishte Trae Young me 30 pikë, 3 kërcime dhe 12 asistime.

Washington Wizards dhe Orlando Magic, ekipet e renditura në vendet 12 dhe 13 në Konferencën Lindore, u ballafaquan të martën mbrëma dhe kjo e fundit doli fitues me rezultat 112 – 122. Lojtari i ndeshjes ishte Franz Wagner me 20 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime.

Lajme të ngjashme