Napoli shumë afër marrëveshjes me Dortmundin për yllin gjerman
Napoli raportohet se është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Bourssia Dortmund për Karim Adeyemin, i cili është parë si zëvendësues për të larguarin Khvicha Kvaratskhelia, teksa bisedimet me Manchester Unitedin për Alejandro Garnachon vazhdojnë.
Napoli ka qenë në treg për një sulmues të ri pasi shiti Kvaratskhelia te PSG për një tarifë prej 70 milionë euro më herët në afatin kalimtar. Garnacho kishte qenë kandidati kryesor, por ende nuk ka marrëveshje për një tarifë për talentin e Manchester United.
Duke qenë se bisedimet për Garnacho ishin paksa të ngadalshme, Napoli vendosi të kthente vëmendjen te një objektiv tjetër dhe bëhet fjalë për Karim Adeyemi, i cili mund të ishte i disponueshëm për një tarifë dukshëm më të ulët.

Sipas përditësimeve nga ekspertët e transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, Napoli dhe Borussia Dortmund tani po afrohen në një marrëveshje për një tarifë prej 40 milionë euro për Adeyemin.
Reprezentuesi i Gjermanisë pritet të jetë ende me skuadrën e Bundesligës për ndeshjen e tyre të radhës në ligë kundër Werder Bremen të shtunën, por bisedimet për transferimin e tij të mundshëm janë vendosur të rifillojnë të dielën.