Napoli konfirmon lëndimin muskulor të Amir Rrahmanit, në rrezik paraqitja për Kombëtaren e Kosovës
Kampioni në fuqi i Serie A-së, Napoli, ka konfirmuar se mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, do të jetë jashtë fushës për disa javë, për shkak që ka pësuar një lëndim muskulor.
Qendërmbrojtësi 29-vjeçar kosovar u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 13-të të fitores së klubit në Ligën e Kampionëve ndaj Bragës, ku shihej në gjuhën trupore dhembja që po e ndjente kur doli nga fusha në Portugali.

Rrahmani ishte një pjesë thelbësore e skuadrës fituese të titullit të Napolit sezonin e kaluar, duke parë mbi 3000 minuta lojë në 36 paraqitje në total. Ai ka vazhduar të paraqitet rregullisht nën drejtimin e trajnerit të ri Rudi Garcia.
Siç u njoftua sot përmes Calciomercato.com, analizat konfirmuan se Rrahmani pësoi një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë, një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë nga përballja e ardhshme me Bolongna. Ai ka të ngjarë të jetë jashtë fushës për rreth dy deri në tre javë.
#Napoli, si ferma #Rrahmani: c'è lesione, la situazione https://t.co/5TSRZR5xcO
— calciomercato.com (@cmdotcom) September 22, 2023
Partenopei janë gjithashtu pa Jens Cajuste, i cili vuan nga ankesat e muskujve. Mesfushori 24-vjeçar suedez ka të ngjarë që gjithashtu të mungojë në ndeshjen e së shtunës, ndaj Bolognas.
