Napoli bën ofertën e parë zyrtare për Garnachon, por Unitedi kërkon më shumë - NACIONALE

Napoli bën ofertën e parë zyrtare për Garnachon, por Unitedi kërkon më shumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli thuhet se ka ofruar rreth 45 milionë euro për talentin argjentinas Alejandro Garnacho, por Manchester Unitedi e vlerëson 20-vjeçarin shumë më shumë.

Sipas raportimeve, Garnacho vlerësohet si zëvendësuesi i preferuar i Antonio Conten për Khvicha Kvaratskhelia, i cili pritet t’i bashkohet PSG-së këtë muaj.

Edhe pse David Neres ka impresionuar në fanellën e “Napolitanëve” në mungesën e gjeorgjianit, skuadra italiane prapë dëshiron të përforcohet në sulm me shpresën që të vazhdojë garën për titullin kampion.

Gazetari Algredo Pedulla raporton se Napoli tashmë ka ofruar 45 milionë euro me bonuse të përfshira për yllin e Unitedit. Pra 40 milionë euro zyrtare plus 5 milionë euro bonuse.

Megjithatë, Unitedi e vlerëson argjentinasin në regjionin e 60 milionë eurove, prandaj ka hapësirë që dy skuadrat të negociojnë.

Napoli mund të kërkojë nga Unitedi që të zbresë çmimin, por në rast që skuadra angleze refuzon atëherë do të shikojnë alternativa tjera.

Kujtojmë, ndër opsionet e Napolit është edhe ylli i Kosovës Edon Zhegrova, për të cilin thuhet se është i etur për ta kompletuar kalimin te skuadra ku gjendet edhe Amir Rrahmani.

Lajme të ngjashme