Nagelsmann: Kane do të shënonte shumë gola në Bundesligë
Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka folur rreth yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane, për të cilin ka thënë se është shumë i shtrenjtë si lojtar por që ia vlen sepse mund të shënojë shumë gola.
Me largimin e Robert Lewandowskit në drejtim të Barcelonës, Bayerni është në kërkim për të gjetur një sulmues që mund ta zëvendësojë denjësisht polakun, por që edhe Sadio Mane mund të përdoret në atë pozitë.
A do të përshtatej Kane te Bayern Munich?
Në konferencë për shtyp kur trajneri bavarez u pyet se a jeni të interesuar për të nënshkruar me Kane, ai tha: “Është shumë i shtrenjtë, ky është problemi. Por është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga sulmuesit më të mirë, ndoshta një nga dy ose tre sulmuesit që realisht mund ta luajë pozitën e qendërsulmuesit.”
“Vitet e fundit ai nuk ka luajtur tamam si qendërsulmues. Në shumë prej ndeshjeve, ka luajtur më shumë si numër 10 në fushë. Ai është shumë i mirë edhe si numër 10.”
“Është shumë i fortë, një fizik të mirë, me shumë shanse do të shënonte shumë gola në Bundesligë, por është e vështirë për Bayernin që ta sigurojë atë. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi trajneri i Bayernit, Nagelsmann.

Më herët, drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, e sqaroi se nuk janë të interesuar për të nënshkruar me Kane në këtë afat kalimtar, por nuk e përjashtoi mundësinë e një lëvizje ëndrrash në të ardhmen e afërt.
“Ai ka kontratë me Tottenhamin. Sigurisht, është super sulmues, por ai mbetët vetëm ëndërr për të ardhmen. Tani duhet të shikojmë që ta bëjmë skuadrën e bashkuar për sezonin që po vjen. Ta shohim më pastaj se çfarë ndodhë në të ardhmen.”
Bayerni në afatin kalimtar veror
Kampioni i Gjermanisë ka qenë mjaftë e angazhuar në këtë afat kalimtar, me Lewandowskin që u shit dhe ishte një përfitim i mirë nga ai.
Deri më tani kanë siguruar shërbimet e katër lojtarëve, ku dy prej tyre emra mjaftë të mëdhenj në futbollin evropian.
Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt erdhën nga Liverpooli e Juventusi respektivisht për një çmim prej 120 milionë euro. Gjithashtu më herët blenë Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazroui nga Ajaxi, ndërsa janë në bisedime me RB Leipzig për Konrad Laimer dhe Rennes për të riun Mathys Tel.
Gjithashtu, bavarezët po punojnë në largime, ku deri më tani Marc Roca, Corentin Tolisso dhe Niklas Sule veçse janë larguar, ndërsa janë afër marrëveshjes për shitjen e Chris Richards te Crystal Palace.
Lajmi i mirë për Bayernin erdhi para disa ditëve, ku Serge Gnabry nënshkroi kontratën e re, kështu duke vazhduar qëndrimin me kampionët e Bundesligës, ndonëse ishte i lidhur me një largim të mundshëm në Real Madrid, Liverpool apo Chelsea.


