Nacionalisti serb Djokovic dënohet për thyerjen e raketës së tenisit gjatë humbjes së tij në finale të Wimbledonit
Tenisti serb, Novak Djokovic, është dënuar me tetë mijë dollarë për thyerjen e raketës së tenisit duke goditur për shtyllën e rrjetës gjatë humbjes së tij në finalen e Wimbledonit, ku kampion u shpall spanjolli Carlos Alcaraz.
Incidenti ndodhi në setin e pestë të humbjes së tij ndaj numri një të botës Alcaraz, kur servat e 36-vjeçarit u thyen në ‘game’ e tretë.
Interestingly, Djokovic said in his press conference the reason he didn’t go crosscourt on that swing volley is because he saw Alcaraz (from the corner of his eye) running to cover the open court to his forehand, so he wanted to wrong foot him. pic.twitter.com/x9BzSHsmIS
— Vansh (@vanshv2k) July 17, 2023
Gjyqtari Fergus Murphy i dha menjëherë një paralajmërim nacionalistit serb Djokovicit për një shkelje të kodit për thyerjen e raketës.
Paratë do të zbriten nga çeku i tij si finalist prej 1.4 milionë euro.
BREAKING: Novak Djokovic has been fined $8,000 (£6,118) after smashing his racket during the Wimbledon men's singles final ⤵ pic.twitter.com/u5Kl7tcZ9e
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 17, 2023
Zhgënjimi i Djokos ishte rritur në setin vendimtar të një ndeshjeje magjepsëse të dielën, pasi humbi një shans të thjeshtë në rrjetë për një ‘break’ për të kaluar 2-0.
Në ‘game’ tjetër, Alcaraz luajti në mënyrë fantastike duke thyer shërbimin e shtatë herë kampionit të Wimbledonit, gjë që shkaktoi shpërthimin emocional nga Djokovic dhe shkaktoi kritika nga një pjesë e turmës së fushës qendrore.
Numri një i botës, Alcaraz, përfitoi plotësisht nga ‘break’ për të vulosur një fitore 1-6,7-6 (8-6), 6-1, 3-6, 6-4 pas katër orësh e 42 minutash lojë.
Fitorja e 20-vjeçarit në All England Club i mohoi serbit një titull të 24-të Grand Slam, që do ta barazonte atë në krye me Margaret Court.


