Carlos Alcaraz kampion në Wimbledon, “gjunjëzon” nacionalistin serb
Numri një i botës, Carlos Alcaraz e ka dëshmuar veten duke fituar Wimbledonin pasi e mposhti në finale Novak Djokovicin.
Pas një super paraqitje, spanjolli e mposhti nacionalistin serb në pesë sete.
Djokovic e nisi shumë më mirë, duke fituar bindshëm me rezultat të thellë 6:1.
Por, pastaj Alcaraz u këndell shpejtë duke fituar setin e dytë me rezultat 7:6 (8:6), ndjekur ka një fitore e shpejtë në setin e tretë 6:1.
The Spanish sensation has done it 🇪🇸@carlosalcaraz triumphs over Novak Djokovic, 1-6, 7-6(6), 6-1, 3-6, 6-4 in an all-time classic#Wimbledon pic.twitter.com/sPGLXr2k99
— Wimbledon (@Wimbledon) July 16, 2023
Djokovic arriti të kthehet sërish në lojë duke fituar setin e katërt me rezultat bindës 6:3.
Por, në setin vendimtar Alcaraz dëshmoi pse është më i miri në botë duke fituar me rezultat 6:4.
A new name. A new reign. 🇪🇸@carlosalcaraz, your 2023 Gentlemen's Singles champion#Wimbledon pic.twitter.com/3KNlRTOPhx
— Wimbledon (@Wimbledon) July 16, 2023
Kësisoj, Alcaraz bëhet tenisti i tretë më i ri që e fiton Wimbledonin, derisa e mbron edhe epitetin e numrit një të botës.