"Më në fund shërbeu", tifozët në Wimbledon i kthehen kundër Djokovicit - NACIONALE

"Më në fund shërbeu", tifozët në Wimbledon i kthehen kundër Djokovicit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti Novak Djokovic është kritikuar nga tifozët në Wimbeldon shkaku i vonesës së shërbimit kundër Carlos Alcaraz.

Komentuesit e BBC-së disa herë përsëriten se nacionalisti serb po i vonon shërbimin duke shtuar kohë ndërmjet pikëve.

Kësisoj, të menjëhershme ishin kritikat për numrin 2 në botë, ku një tifoz edhe u dëgjua mes tribunave duke bërtitur “Më në fund”.

Shkaku i këtyre vonesave, Djokovic edhe mori një vërejtje që të mos pres gjithmonë deri në sekondat e fundit për ta shërbyer topin.

Ndër të tjera edhe komentatori Todd Woodbridge tha: “Djokovic është shumë i mirë duke provuar t’ia humbasë formën. Kur ai është duke humbur 30:0 ose 40:0, ai vonohet në shërbim”.

Nëse ora nuk funksionon në atë shkallë që prisnim, atëherë është avantazh për Djokovicin”.

Ndërsa, një tifoz shkroi: “Arrita ta shikoj një video të bukur derisa Djokovic po përgatitej të shërbente aty”.

Sigurisht, për “videon e bukur” e kisha fjalën për trilogjinë e gjyshit”.

Në statistikat e bëra deri më tani, rezultoi që Djokovic vonohet rreth 33 sekonda për të shërbyer, derisa Alcarazit po i nevojiten 27 sosh.

Lajme të ngjashme