"Na mbytën, Arsenal është 100 për qind në garë për titull", Declan Rice reagon pas humbjes së djeshme - NACIONALE

"Na mbytën, Arsenal është 100 për qind në garë për titull", Declan Rice reagon pas humbjes së djeshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Declan Rice ka pranuar se Arsenali është në garë për titull pas humbjes bindëse që West Ham pranoi nga lideri momental i Premierligës.

Skuadra e Mikel Artetas shtoi avantazhin në shtatë pikë pas fitores ndaj skuadrës londineze në "Boxing Day" me rezultat 3:1.

Pas ndeshjes i pyetur nëse Arsenali mund të luftojë për titull, Rice shtoi: "100 për qind. Janë top skuadër, mund të shohësh se janë stërvitur shkëlqyeshëm, kanë talent në sulm, skuadër të re dhe mund të shkojnë deri në fund sigurisht".

"Në pjesën e parë provuam shumë që t'i ndalojmë, ishim afër dhe jam mjaft i zemëruar".

“Është e vështirë sepse pjesa e parë, edhe pse nuk kishim shumë topin, ne mbrojtëm shumë mirë, kishim një plan, shkuam një me zero, por nuk mund ta përballosh këtë për 90 minuta kundër një ekipi si Arsenali, është e njëjta gjë kundër Cityt. Në fund një nga mundësitë e tyre do të çojë në diçka, me futbollin e tyre të lirë ata arritën të kalonin.

“Atëherë shpinat tuaja janë pas murit dhe na takon ne të vazhdojmë dhe ne u përpoqëm ta bënim këtë, por nuk mundëm, nuk mundëm të ngriheshim në fushë, ata na mbytën”, deklaroi ai.

Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi për Arsenalin, të cilët tani janë edhe pa sulmuesin Gabriel Jesus, që është operuar pas një lëndimi në gju.

Lajme të ngjashme