Arsenal me rikthim triumfon ndaj West Hamit, "blindon" kreun
Arsenal ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.
"Topçinjtë" përmbysen West Hamin nga 0:1 në 3:1, për t'i arkëtuar pikët e plota midis "Emirates Stadium".
Arsenal e nisi për mrekulli duke shënuar pas vetëm pesë minutave lojë me anë të Bukayo Saka, mirëpo pastaj ndërhyri VAR-i duke e anuluar për pozitë jashtë loje.
Pas kësaj, West Ham për disa minuta nisi të sulmojë dhe kaloi në epërsi përmes Mohamed Said Benrahma që shënoi nga pika e bardhë, që u shkaktua nga William Saliba (27').
Një rast mjaft i dyshimtë ndodhi në përfundimin e pjesës së parë me Cresswell që preku topin me dorë brenda zonës, por pastaj VAR-i e mohoi.
Në 45-minutëshin e dytë, Martin Odegaard asistoi për Bukayo Sakan, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia (53').
Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë Granit Xhaka gjeti për mrekulli të lirë Gabriel Martinellin, i cili shënoi për 2:1 (58').
Arsenal nuk u ndal më kaq duke vulosur fitoren përmes sulmuesit Eddie Nkeitah që u asistua nga Odegaard (69').
Kështu, Arsenal tani ikën plus shtatë nga pozita e dytë duke grumbulluar 40 pikë, derisa West Ham vazhdon me krizën duke qenë në pozitën e 16-të me 14 sosh.
Në xhiron e radhës, Arsenal do të jetë mysafir i Brightonit, derisa West Ham do ta pret Brentfordin.