"Na keni vrarë, jeni të korruptuar" - Futbollisti i Senegalit shpërthen ndaj vendimeve të VAR pas eliminimit shokues në AFCON
Futbollisti i Senegalit, Krepin Diatta, i etiketoi zyrtarët e CAF si të korruptuar pas humbjes shokuese të kombëtares së tij ndaj Bregut të Fildishtë në 1/8 e finales, me disa vendime të dyshimta të VAR.
Kampionët në fuqi u dërguan në 'shtëpi' nga nikoqirët në fazën e raundit të 1/8 të Kupës së Kombeve të Afrikës 2023, pavarësisht se morën epërsinë përmes Habib Diallo. Franck Kessie shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë, pas një kontrolli të gjatë në VAR që pa ish-portierin e Chelseat, Edouard Mendy, të rrëzonte Nicolas Pepe brenda zonës. Elefantët mbajtën nervat e tyre në gjuajtje nga penalltitë për të fituar 5:4, me Kessie që shënoi penalltinë fituese.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Ylli i Monacos, Diatta, beson se ndeshja nuk do të shkonte në penalltii nëse Senegalit do t'i jepej një penallti brenda kohës së rregullt. Odilon Kossounou dukej se kishte faulluar Ismaila Sarrin brenda zonës, por gjyqtari vendosi të mos tregojë në drejtim të pikës së bardhë, me ekipin e VAR-it që nuk e thirri atë për të rishikuar incidentin përmes monitorit nga ana e fushës, gjë që e la Diattën të tërbuar.
Ndërsa kalonte nëpër zonën e mediave, Diatta u tha gazetarëve: "Ju na keni vrarë, ju jeni të korruptuar! Mbani Kupën tuaj të Afrikës! Ju shkoni dhe konsultohuni me VAR për t'i dhënë një penallti, por një djalë (Sarr) vrapon 40 metra, hyn në zonë e ndalohet dhe nuk mund të shkosh të shikosh VAR-in. Më vjen keq, por është qesharake. Më vjen shumë keq, por na e kanë vrarë garën tonë."
Bregu i Fildishtë shkarkoi trajnerin e tyre Jean-Louis Gasset pas humbjes 4:0 kundër Guinesë Ekuatoriale në fazën e grupeve. Ata emëruan ish-yllin e Premierligës Emerse Fae si trajner të përkohshëm për t'i udhëhequr ata drejt lavdisë së AFCON. Fae bëri 11 paraqitje për Reading në kampionatin anglez në sezonin 2007-08.

Pasi shkaktoi një trazirë të madhe të hënën në mbrëmje, Bregu i Fildishtë do të takohet me fituesin e ndeshjes midis Malit dhe Burkina Faso në çerekfinalen e AFCON më 3 shkurt në Stade de la Paix në Bouake.