Muriqi thotë se disa lojtarë në Kombëtare po agjërojnë Ramazanin - NACIONALE

Muriqi thotë se disa lojtarë në Kombëtare po agjërojnë Ramazanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se nuk është duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, por se ka në skuadër që janë duke bërë një sakrificë të tillë, teksa fitoren ndaj Andorrës e ka quajtur obligative për t’u arritur.

Kombëtarja e Kosovës e filloi kampanjën kualifikuese për Euro 2024 me një barazim me Izraelin në udhëtim të shtunën që lamë pas me rezultat 1:1, ndërsa tani të martën më 28 mars do ta kërkojë fitoren e parë, në ndjekje të ëndrrës evropiane.

Muaji i Ramazanit tashmë ka filluar dhe Muriqi i pyetur se a është duke agjëruar muajin e shenjtë, ka treguar se ai personalisht nuk po agjëron.

"Unë personalisht nuk po agjëroj. Mirëpo ka shokë (lojtarë) të tjerë që po agjërojnë. Fitorja ndaj Andorrës është obligative"

Lajme të ngjashme