Mungojnë vetëm detajet, Ralf Rangnick afër të bëhet trajner i Bayernit - NACIONALE

Mungojnë vetëm detajet, Ralf Rangnick afër të bëhet trajner i Bayernit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich është afër t’ia besojë pozitën e trajnerit Ralf Rangnickut, ku kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u finalizuar.

Gazeta e besueshme gjermane “BILD” raporton se diskutimet mes dy palëve janë shumë të avancuara.

Të gjithë te skuadra e Bayernit besojnë se Rangnick është i duhuri për të qenë pasuesi i Thomas Tuchelit, pasi Julian Naglesmann rinovoi me Gjermaninë si dhe Unai Emery me Aston Villan.

Sipas raportit, kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u qartësuar. Fillimisht Rangnick nuk dëshiron të jetë trajner i përkohshëm (shembull derisa të lirohen Jurgen Klopp ose Alonso vitin tjetër), por gjithashtu Bayerni s’mund t’i besojë një kontratë për pesë vite si Nagelsmannit.

Pastaj, një zgjidhje duhet gjendet edhe me Federatën e Austrisë, meqenëse Rangnick ka kontratë deri në Kupën e Botës 2026.

Drejtuesit e Bayernit në fakt po presin të kenë pak probleme me austriakët, por kanë shpresë se mund ta mbyllin për 2-3 milionë euro.

Në rast që realizohet marrëveshja, atëherë Rangnick do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në afatin kalimtar veror – ku do të bashkëpunojë me Eberl për përforcimet e verës.

Në listën e Bayernit është edhe Roberto de Zerbi, mirëpo eksperienca e tij në një klub të madh po i pengon drejtuesit.

Lajme të ngjashme