Mposhtën Real Madridin, Hansi Flick: Iu kërkova lojtarëve të luajnë më mirë se ndaj Man Cityt
Trajneri Hansi Flick është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Real Madridit në fazën parasezonale.
Barcelona në orët e mesnatës shënoi fitore 2:1 ndaj rivalit të përbetuar, sfidë që u shty për një kohë shkaku i shiut e rrufeve, por vazhdoi më vonë.
Pas ndeshjes, Flick tregoi se kërkoi nga lojtarët të jenë shumë të fokusuar.
“E dinim që ishte Clasico pavarësisht se jemi në fazën parasezonale. Iu thashë lojtarëve se doja të shihja përmirësime në fushë në krahasim me atë që pashë ndaj Cityt dhe kjo ndodhi. Ia dolëm shumë mirë”.
Ndërkohë, ai kishte edhe pak kritika: “Në disa situata u kthyem shumë mbrapa dhe nuk i bëmë presion lojtarit i cili e kishte topin. Kjo nuk është mirë. Ne duhet të bëjmë presion për 90 minuta”.
Ndër të tjera, Flick e la të hapur derën që Pau Victor, i cili ka shënuar tre gola në këtë fazën parapërgatitore t’i bashkohet ekipit të parë sezonin e ardhshme.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Dy ndeshje, tre gola. Nuk është aspak i keq. Ai di të shënojë dhe kjo është mirë për një sulmues. Dera është gjithmonë e hapur”.