Mourinho mund të përballet në fushë me Romën pak ditë pasi u shkarkua nga kjo skuadër - NACIONALE

Mourinho mund të përballet në fushë me Romën pak ditë pasi u shkarkua nga kjo skuadër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jose Mourinho është në bisedima të avancuara me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Shabab dhe mund të përballet me ish-skuadrën e tij Roma në javën e ardhshme, pak ditë pasi u shkarkua nga klubi i kryeqytetit italian.

Mourinho u shkarkua nga verdhekuqtë të martën dhe u zëvendësua me legjendën e klubit Daniele De Rossi. Edhe pse agjenti i Mou-së, Jorge Mendes ka pohuar se është 'shumë herët' për të njohur klubin e ardhshëm të Mourinhos, disa burime pohojnë se Special One nuk ia ka mbyllur derën një oferte nga skuadra saudite Al Shabab.

Sky Sport Italia pretendon se Special One është i hapur për t'u bashkuar me klubin saudit dhe nëse ai përfundon nënshkrimin e kontratës së tij në ditët në vijim, ai menjëherë do të përballet me ish-klubin e tij në një miqësore në Riad.

Roma, në fakt, do të udhëtojë në Arabinë Saudite javën e ardhshme për t'u përballur me Al Shabab të mërkurën më 24 janar në një miqësore që u ra dakord si pjesë e një marrëveshjeje sponsorizimi me Riyadh Season vitin e kaluar.

Sipas Sky Sport Italia, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, një ish-lojtar i Mourinhos në Inter, është gjithashtu në radarët e Al Shabab.

Trajneri i ri i Romës, Daniele De Rossi, do të debutojë në bankinën e kryeqytetasve nesër kundër Hellas Verona në Stadio Olimpico.

Lajme të ngjashme