Mourinho: Klauzola e Dybalas ka skaduar, refuzova dy klube arabe - NACIONALE

Mourinho: Klauzola e Dybalas ka skaduar, refuzova dy klube arabe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Romës Jose Mourinho thotë se klauzola e lirimit të sulmuesit Paulo Dybala ka skaduar, derisa refuzoi dy klube arabe.

“Special One” është i vendosur për të pasur sukses te Roma, prandaj edhe refuzoi disa oferta këtë afat veror, përfshirë kombëtaren e Portugalisë muaj më parë.

Së fundmi, Mourinho ka treguar se ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Al Hilalit dhe Al Ahlit, të cilat kanë bërë oferta të larta financiare.

Kam pranuar dy propozime: Al Hilal dhe Al Ahli më donin, por vendosa t’i refuzoj sepse dua të qëndroj te Roma”.

Ndërkohë, tekniku portugez gjithashtu shtoi se edhe Paulo Dybala do ta vazhdojë qëndrimin te Roma meqenëse i ka skaduar klauzola e lirimit.

Klauzola e lirimit të Paulo Dybalas ka skaduar më 1 gusht, prandaj më në fund mund të flej mirë dhe i qetësuar”.

Dybala kishte një klauzolë lirimit vetëm për 12 milionë euro nëse klubet evropiane do të arrinin marrëveshje me argjentinasin, derisa 20 milionë euro për gjigantët e Serie A.

Chelsea ishte destinacioni më i mundshëm mirëpo që Dybala thuhet se preferon qëndrimin te Roma, duke marrë parasysh se klubi londinez sezonin tjetër nuk merr pjesë në garat evropiane.

Lajme të ngjashme