Jose Mourinho i qëndron besnik Romës, e refuzon ofertën që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë
Trajneri Jose Mourinho raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 26 milionë funte për vit nga skuadra arabe, Al-Hilal.
“Special One” është plotësisht i fokusuar për të pasur sukses te Roma, ku është pjesë e tyre që dy edicione.
Klubi më i suksesshëm në historinë e Arabisë ka provuar ta bind Mourinhon me një ofertë të lartë, pasi dështuan ta marrin trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegro, që refuzoi 17 milionë funte për sezon.
Sidoqoftë, të njëjtën përgjigje e kanë marrë edhe nga tekniku portugez, i cili ka vendosur t’i qëndrojë besnik Romës.
Marrëveshja e mundshme me Al-Hilal do ta bënte trajnerin më të paguar në botë pasi do të fitonte plot 26 milionë funte për sezon, të cilat do të ishin para të pastra pa paguar taksa shkaku i rregullave të shtetit arab.
Kësisoj, ai do ta tejkalonte edhe Diego Simeonen e Atletico Madridit, i cili fiton gati 30 milionë funte për sezon mirëpo një pjesë të tyre e paguan në taksa.
Mourinho vazhdon të jetë në 10-shen më të paguar në botë pasi merr 8.1 milionë funte për një vit, duke pasur vetëm shtatë trajnerë që paguhen më mirë se tij.
Prapa Simeones, renditet Pep Guardiola me 19.7 milionë euro për sezon, derisa Jurgen Klopp fiton 15.7 milionë euro për sezon.
