Mourinho brutalisht ia shuan shpresat Arsenalit për titull, thotë se është garë mes Man Cityt dhe Liverpoolit
Trajneri Jose Mourinho në mënyrë brutale ka thënë se Arsenal s’ka shanse për ta fituar titullin e Premierligës, duke besuar se është garë ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
“Topçinjtë” rimorën kreun e kampionatit anglez pas fitores 2:0 ndaj Brightonit, derisa Liverpool u ndal në “paqe” nga Manchester Unitedi.
I ftuar në podkastin e John Obi Mikel “Obi One”, Mourinho ishte i ashpër në përgjigje kur u pyet se kush e fiton Premierligën: “Do të thosha Man City 51 për qind dhe Liverpooli 49 për qind”.
Të ftuarit shtuan “Jo Arsenali?” dhe Mourinho u përgjigj shpejtë “Jo” duke nisur të qeshte.
🔴 “… NAH” 😂
— The Obi One Podcast (@obionepodcast) December 18, 2023
Peak Mourinho as he’s asked about the Premier League title race.. @Arsenal fans looks away now! 🫣
📺🎧 Full interview: https://t.co/RmOU24O67g pic.twitter.com/PDBpil9WIL
Pas kësja, Mourinho në mënyrë sportive e pranoi se nuk do ta kishte problem ta shihte Arsenalin që i jep fund pritjes prej dy dekadave për titull.
“Sinqerisht, rivalitetin anash, do të doja që ata ta fitonin”.
“Sigurisht, Man United dhe Chelsea nuk do ta fitojnë. Nga këto tre klube, do të isha i lumtur nëse e bën Arsenali. Do të isha shumë i lumtur për ta thyer këtë gjë”.
“Sepse kur kalkulohen ndeshjet, Man City ka dy skuadra”.
Arsenalin e pret një tjetër sfidë e vështirë në vikend, pasi përballen me Liverpoolin në “Anfield”.