“Mosha është thjesht numër”, CR7 ishte pranë një eurogoli gërshërë pavarësisht moshës 38-vjeçare
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ishte pranë të realizonte një gol të mrekullueshëm gërshërë ndaj PSG-së.
Edhe pse 38 vjeç, portugezi zhvilloi një paraqitje fantastike në miqësoren ndaj Al Nassr, që u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.
Sidoqoftë, për një moment Ronaldo mori vëmendjen e të gjithë shikuesve duke tentuar një gol gërshërë.
Pas një harkimi, Ronaldo provoi të realizonte me gërshërë, mirëpo që topin nuk e goditi më së miri dhe përfundoi jashtë rrjetës.
Për më shumë shikojeni momentin:
Kujtojmë, Ronaldo e kishte shënuar një këso goli sa ishte pjesë e Real Madridit ndaj Juventusit, që vlerësohet si një ndër golat më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, nëse jo më i miri.
Ronaldo ka bërë të qartë ambiciet për të vazhduar të luajë te Al Nassr, si dhe kombëtarja e Portugalisë edhe për kampionatin Evropian “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.