Mosftesa e Sylvinhos e këndell Mirlind Dakun: Shënon gol dhe asiston ndaj Akhmat - NACIONALE

Mosftesa e Sylvinhos e këndell Mirlind Dakun: Shënon gol dhe asiston ndaj Akhmat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mirlind Daku i ka rikujtuar përzgjedhësit Sylvinho që ta konsiderojë edhe një herë vendimin për ta lënë jashtë listës, duke shënuar edhe asistuar ndaj Akhamt Grozny.

Lojtari nga Gjilani është duke shkëlqyer në derbin rus, ku ka shënuar një gol të bukur si dhe dhuruar asistim te goli i parë.

Fillimisht, Daku për asistoi te serbi Randejlovic, i cili kaloi vendasit në epërsi (12’).

Ndërsa, po në këtë pjesë Daku dyfishoi epërsinë me një gol fantastik me kokë pasi në goditjen e parë traversa e shpëtoi skuadrën mysafire (35’).

Për më shumë shikoni golin:

Tani Dakut i mbetet që të vazhdojë fuqishëm me këtë formë, në mënyrë që të merr ftesë nga Sylvinho për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Lajme të ngjashme