Mjeshtri i madh i shahut, adoleshenti Hans Niemann ka bërë hile në më shumë se 100 ndeshje, sipas një hetimi
Bomba më e fundit në skandalin që e tronditi botën e shahut deri në themel plasi të martën mbrëma, kur u një hetim ndaj ndeshjeve të Hans Niemann gjeti se mjeshtri i madh amerikan ka bërë hile në shumë më shumë ndeshje seç ishte menduar më parë.
Raporti 72 faqesh, i kryer nga Chess.com – uebsajti më i madh i shahut në botë – gjeti se Niemann me gjasë ishte ndihmuar në më shumë se 100 ndeshje online dhe më se fundmi në vitin 2020, përfshirë në turne ku fituesi shpërblehej me para.
Dyshimet rreth Niemannit, një 19-vjeçar i cili është futur si vetëtimë në 50 lojtarët më të mirë në botë në katër vitet fundit, u ngritën fillimisht muajin e kaluar kur kampioni i botës Magnus Carlsen së pari la të kuptohej e pastaj theksoi troç se amerikani po fitonte lojë shahu duke bërë dredhi.
Niemanni i ka hedhur poshtë akuzat për hile, megjithëse e ka pranuar se kishte bërë dredhi dy herë në të kaluar duke përdorur ndihmën e pajisjeve kompjuterike të shahut: së pari si 12-vjeçar në një turne online e pastaj si 16-vjeçar në turne të paranguar online.

Por raporti i Chess.com, i cili u mbështet në mjete për vërejtjen e hileve përfshirë krahasimin e lëvizjeve të lojtarit me ato të rekomanduara nga superkompjuterët e fuqishëm, ka ofruar prova të jashtëzakonshëm të cilat i kundërshtojnë plotësisht deklaratat e tij.
Hetimi nuk nxori ndonjë përfundim për ndeshjet e Niemannit mbi tavolinë, por nënvizoi se gjashtë ndeshjet e tij të shahut mbi tavolinë meritojnë të hetohen më tutje bazuar në të dhënat.
Hetimi i potë, i cili u publikua të martën mbrëma, theksoi se Niemanni i kishte pranuar akuzat privatisht dhe se, si pasojë, ai ishte pezulluar për një kohë nga Chess.com, platforma më popullore e shahut në botë.

Ky skandali shpërtheu në shtator kur Niemanni e mposhti Carlsenin duke luajtur me figura të zeza në turneun Sinquefield Cup në Amerikë, ku çmimi ishte 500 mijë dollarë, duke ia ndërprerë një ecuri prej 53 ndeshje pa humbje kampionit botëror në fuqi.
Më vonë, pasi ishte tërhequr nga një turne duke i habitur të gjithë, kampioni i botës Carlsen tha se nuk dëshiron të luajë kundër atyre që bëjnë hile dhe se besonte se Niemanni kishte bërë hile më shumë seç e kishte pranuar.
