A është e lehtë të bësh hile në shah? Me sa duket po. Ja si - NACIONALE

A është e lehtë të bësh hile në shah? Me sa duket po. Ja si

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa javë pas humbi kundër adoleshentit amerikan Hans Neimann, kampioni i botës në shah Magnus Carlsen ka thënë se është e lehtë të bësh hile në shah.

Jo vetëm që la të kuptohej fillimisht se kundërshtari i tij kishte përdorur mënyra jo korrekte, por Carlsen e lëshoi të martën më 27 shtator një komunikatë të fuqishme se si hilja po bëhet një kërcënim ekzistencial për lojën e shahut.

Carlsen tha se derisa dëshiron të vazhdojë të luajë shah, ai nuk dëshiron të luajë kundër atyre që kanë bërë hile në të kaluarën dhe dyshon se Neimann ka bërë më shumë hile se sa e ka pranuar publikisht.

Pas këtyre pretendimeve, përqendrimi është kthyer në çështjen e hiles në shah, njërën prej disa pikëpyetjeve me të cilat po përballet ky sport sot.

A është aq e lehtë sa Carlsen po e bën?

Mjetet digjitale të shahut, sistemet e të dhënave, hapësirat e serverëve personalë dhe wireless-et e teknologjisë së lartë të madhësisë shumë të vogël janë mjete shumë të përdorshme për t’i mashtruar gjyqtarët dhe arbitrat. Hileqarët e epokës së re janë përmirësuar tejet shumë që prej kohës kur Anatoly Karpov gjoja mësohej për lëvizjet e radhës nga ngjyrat e pijes që do t’i shërbehej.

Derisa hilja në shahun mbi tavolinë mbetet e vështirë për t’u arritur, për më tepër për shkak se lojtarët kontrollohen me shkopinj elektromagnetik në ditët e sotme, mbikëqyrja në turnetë online është më pak e rreptë.

Mundësia për të shkarkuar falas aplikacione të shahut, të cilat ofrojnë opsione për “lëvizjen më të mirë” për të gjitha situatat, e ka bërë tejet të barabartë fushën e lojës. Sot madje edhe një fillestar, i ndihmuar nga një aplikacion, mund ta mposhtë kampionin e botës 10 herë në 10 ndeshje.

A është e pamundur të ndalet mashtrimi në shahun online?

Shumica e hileqarëve e përdorin një mjet shahu për t’i analizuar pozicionet e lojës. Për ta ndalur këtë ndodhi, organizatorët e turneve e kanë një softuer i cili e vëren nëse një lojtar po kalonte nga një program në tjetrin. Por në rast se hileqari e përdor mjetin e shahut në një pajisje tjetër, atëherë është e pamundur të vërehet.

A është e mundur të dihet nëse një lëvizje është bërë nga njeriu apo nga kompjuteri?

Po dhe jo. Në librin e tij “Arti i Mashtrimit në Shah”, mjeshtri i madh i shahut, Bill Jordan, thotë për këtë çështje: “Një korrelacion i lartë mes lëvizjeve të një njeriu dhe një kompjuteri mund të jenë dëshmi e dredhisë. Për ta mbuluar këtë lidhje me kompjuterin, hileqari mund ta përdorë kompjuterin për ndihmë vetëm në disa pozicione kritike. Përdorimi i ndihmës së kompjuterit qoftë edhe vetëm për një lëvizje kritike, mund t’i ndihmojë lojtarit ta fitojë një ndeshje kundër një kundërshtari përafërsisht të cilësisë së barabartë, posaçërisht nëse lojtarët janë të fortë”.

Sa shkencor është ky proces?

Profesori i shkencave kompjuterike me renome botërore, Kenneth Regan, u pyet për të vlerësuar nëse Neimann kishte bërë hile gjatë përballjes me Carlsenin. Ai e përdori një shpjegim nga viti 2015 për ta dhënë mendimin mbi këtë çështje.

“Programet kompjuterike jo vetëm që luajnë më mirë, ato luajnë edhe ndryshe. Pra, unë përdor të dhëna për t’i analizuar modelet. I shkatërrova gjysmë milioni lojëra nga 300 milionë, të gjitha prej garave reale, jo garave simulative. Kjo përfshinë tërë historinë e shahut në nivel të lartë njerëzor dhe shahut kompjuterik. Këto zbulojnë një model jo vetëm për shahun por edhe për mashtrimin”, kishte thënë ai.

A ka pasur raste të freskëta të mashtrimit në shahun mbi tavolinë?

Disa. Më e fundmit e përfshinë amatorin italian Arcangelo Ricciardi. Ai e fshehu një kamerë të vocërr në një varëse që po e mbante, kinse për stil, e cila i transmetoi lëvizjet e kundërshtarit dhe pranoi mesazhe përmes Kodit Morse. Ka të tjerë që ende iu përmbahen trikave të vjetër, si “shkuarja në tualet”. Georgian GM Gaioz Nigalidze, gjatë një loje, kishe kërkuar vazhdimisht të shkonte në tualet ta kontrolluar telefonin e fshehur në kuacën e tualetit.

Pra, përfundimisht a bëri hile Niemanni kundër Carlsenit?

Kjo është pyetje për një milion dollar. Së pari kemi të bëjmë me një teori bizare, e ndjekur nga një konspiracion. Niemanni reagoi ndaj akuzave se e kishte fshehur një mjet brenda trupit duke thënë se është i gatshëm të luajë plotësisht cullak. Akuza tjetër me të cilën u përballë adoleshenti amerikan ishte se dikush nga ekipi i Carlsenit ia kishte treguar atij taktikat e lojës së Carlsenit.

Lajme të ngjashme