“Mjaft i koordinuar dhe i lëvizshëm”, trajneri i Rubin Kazanit analizon Mirlind Dakun
Trajneri i Rubin Kazanit Rashid Rakhimov ka bërë një analizë të sulmuesit Mirlind Daku, duke dhënë lëvdata për mënyrën e lojës.
Kosovari kaloi te gjiganti rus në një marrëveshje mbi 1 milion euro, që u zyrtarizua të martën mbrëma.
Rakhimov ka treguar se transferimi i Dakut është i vonshëm dhe që është mbetur më mbrapa bashkëlojtarëve.
“Sapo ka ardhur, nuk e njeh ende punën tonë, kjo është dita e tij e dytë, ka pasur dy seanca stërvitore. Planifikuam menjëherë që ai të luante vetëm pjesën e dytë. Tani pas ndeshjes ai ende bën punë vrapimi, duhet të jetë në formë. Kur ka ditë pushimi, duhet të bëjmë teste me ta, të shohim se në çfarë gjendje është. Është e qartë se, për fat të keq, ai ka ardhur mjaft vonë”.
Por, trajneri e ka pranuar se kosovari është mjaftë i lëvizshëm dhe luan për bashkëlojtarët.
“Ju ndoshta e keni parë edhe në lojën e sotme që ai është shumë i lëvizshëm, nëse hapet, atëherë ky është një hap i gjerë, shpejtësi, ai mund të kalojë. Ai është mjaft i koordinuar, di të ruajë topa, luan në shoqërim. Kjo nuk do të thotë që ai luan pa të meta, të gjithë bëjnë gabime. Është shumë e rëndësishme ta futni atë në përbërje dhe në mënyrë që të marrë formë”, shtoi ai për faqen zyrtare të Rubin Kazanit.
Daku do të provojë ta ndihmojë Rubin Kazanin pasi edicionin e kaluar u promovuan në Superligën Ruse.
