Mirlind Daku realizon gol fantastik, Shqipëria në epërsi të dyfishtë ndaj Polonisë
Sulmuesi Mirlind Daku ka dyfishuar epërsinë e kombëtares së Shqipërisë në debrin ndaj Polonisë në “Air Albania”.
Ylli i Rubin Kazanit ka realizuar vetëm një minutë pasi u inkuadrua për ta dyfishuar epërsinë e “Kuq e Zinjëve”.
Pas një harkimi fantastik të Ramadanit, Daku fillimisht pranoi topin mrekulli pastaj me një goditje të saktë e mposhti Szczesnyn.