“Protesta, bllokada”: Daut Haradinaj tregon se cila duhet të jetë përgjigjja ndaj Kurtit - NACIONALE

“Protesta, bllokada”: Daut Haradinaj tregon se cila duhet të jetë përgjigjja ndaj Kurtit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, e ka kritikuar qasjen e opozitës ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se vetëm aktiviteti në rrjete sociale nuk mjafton për ta larguar Kurtin nga pushteti.

Haradinaj ka bërë me dije se ndaj Kurtit duhet organizuar protesta.

“Albin Kurti është frikacak dhe ky s’njeh gjuhë tjetër. Nëse opozita ka menduar që gjashtë vjet që me Facebook me largu z. Kurtin prej Qeverie, atëherë e ka pas shumë gabim”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar se protestat dhe bllokadat mund të jenë hapi i radhës i opozitës.

“Protesta, bllokada, do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme