Deputeti i VV-së dje ngushëlloi gazetarët për arrestimin e Feim Salit, sot kur dolën fotot e spiunit të BIA-së me Kurti ai po hesht - NACIONALE

Deputeti i VV-së dje ngushëlloi gazetarët për arrestimin e Feim Salit, sot kur dolën fotot e spiunit të BIA-së me Kurti ai po hesht

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së dje ngushëlloi gazetarët për arrestimin e Feim Salit, sot kur dolën fotot e spiunit të BIA-së me Kurti ai po hesht

Deputeti i VV-së, Valon Hoti, u gëzuar shumë kur dje u raportuar për arrestimin Feim Salit nën dyshimet për spiunazh.

Madje, ai në mënyrë të çuditshme iu shprehur ngushëllime disa gazetarëve të Kosovës.

“Sot në mëngjes Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe Prokurorinë, arrestoi në komunën e Sharrit (Dragashit) qytetarin Feim Sali për spiunazh, si bashkëpunëtor i Serbisë, përkatësisht i shërbimit të saj sekret - BIA. Ngushëllime Berat B., Baton H., Fatmir Sh., dhe ndonjë tjetër që do të lajmëroheni me këtë rast”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Por, kur sot kanë dal fotografit e Albin Kurtit, shefit të tij, me spiunin në fjalë, Hoti nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Fehim Sali, i arrestuar së fundmi nga Policia e Kosovës nën dyshimin për spiunazh, kishte marrë pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti në tetor të vitit 2022.

Lajme të ngjashme