Ministri i Sportit iu gëzua fitores së Rashicës me Kosovën kundër Andorrës me foto të tij në ndeshje kundër Zvicrës - NACIONALE

Ministri i Sportit iu gëzua fitores së Rashicës me Kosovën kundër Andorrës me foto të tij në ndeshje kundër Zvicrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e shënoi fitoren e parë dje në kualifikimet për EURO 2024, duke mposhtur Andorrën me rezultat 3:0, aty ku Milot Rashica shkëlqeu. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nga gëzimi ka postuar në rrjetet sociale, por ai ka përdorur një foto të Rashicës e shkrepur në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe jo dje.

Dy gola të Milot Rashicës dhe një i Altin Zeqirit, ia sollën Kosovës tre pikë e para, duke kthyer sadopak shpresën te Dardanët për një kualifikim në Evropian, ndonëse shanset janë minimale për ta bërë një gjë të tillë.

Po në të njëjtën natë, Shqipëria gjithashtu arriti fitore të madhe, duke mposhtur Çekinë 3:0 në Arenën Kombëtare me dy golat e Taulant Seferit dhe një të Jasir Asanit, dhe tani janë shumë afër kualifikimit në EURO 2024, pasi prijnë në grup.

Hajrullah Çeku që është Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dje menjëherë pas përfundimit të ndeshjes postoi dy fotografi me mbishkrimin: “Dy gjysmat e një zemre”.

Fotoja e parë, ku shfaqet Jasir Asani, korrespondon me ndeshjen e djeshme të Shqipërisë ndaj Çekisë, ku pas një goli të jashtëzakonshëm, shkupjani festoi me ‘PLIS’, por në anën tjetër fotoja e Milot Rashicës, lërë që është e muajit shtator, por ishte në fanella me ngjyrë të kaltër, ndërsa Kombëtarja e Kosovës u paraqit me fanella me ngjyrë të bardhë në udhëtim te Andorra. Mbi të gjitha ajo foto e postuar nga Ministri në fjalë, është shkrepur në barazimin e Kosovës me Zvicrën 2:2 në Fadil Vokrri një muaj më parë, pra ndaj një kundërshtari tjetër.

Kombëtarja e Kosovës nuk do të zhvillojë më ndeshje në këtë muaj, pasi përballja me Izraelin është shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak të gjendjes së luftës, në anën tjetër Shqipëria do ta luajë një miqësore më 17 tetor, ndaj Bullgarisë në Arenën Kombëtare në Tiranë.

Lajme të ngjashme