"Me plis për Berlin" - Shqipëria ia bën Çekisë më zi se Kosova dikur, afër kualifikimit në EURO 2024
Kombëtarja e Shqipërisë me paraqitje fantastike e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Republikën e Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në EURO 2024.
Me tre pikët e plota sot në Air Albania Stadium, Shqipëria e forcon kreun e tabelës, tani me 13 pikë, katër pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Polonia.
Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, kur Jasir Asani shënoi gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e nëntë, për të çuar kombëtaren në epërsi 1:0.
Albania 1-0 Czech Republic - Jasir Asani 9'
byu/4gjdtokurwa insoccer
Çekia mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Chytil mori kartonin e dytë të verdhë për golin që shënoi dorë, kështu për t’i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës së Sylvinhos.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me epërsinë minimale 1:0, por Shqipëria e filloi furishëm pjesën e dytë.
Ishte Taulant Seferi që shënoi për 2:0 në minutën e 51-të, kur u asistua nga Sokol Cikalleshi, pasi ky i fundit fillimisht dështoi ta ndalte topin në mënyrën më të mirë.
Albania 2-0 Czech Republic - Taulant Seferi 51'
byu/4gjdtokurwa insoccer
Seferi e shënoi edhe golin e dytë personal, kur Mirlind Daku e gjeti atë me një asistim fenomenal, për rezultatin përfundimtar 3:0 në minutën e 73-të.
Albania 3-0 Czech Republic - Taulant Seferi 73'
byu/4gjdtokurwa insoccer
Pas kësaj fitore shumë të merituar, Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024 në Berlin, pasi dy ndeshjet e radhës i ka shumë të lehta, të paktën në letër, në krahasim me fitoret e fundit që ka shënuar ndaj gjigantëve si Polonia e Çekia.
Kujtojmë se Çekinë e kishte mposhtur edhe Kosova, në një kampanjë tjetër, asokohe në Fadil Vokrri me rezultat 2:1.


