Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se gjithçka është gati për të filluar punimet në stadiumin olimpik Adem Jashari
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se tani është gjithçka gati për të filluar punimet në stadiumin olimpik Adem Jashari në Mitrovicë.
Procedurat që duhej të kishin mbaruar që në vitin 2019, para nisjes së renomvimit sipas Çekut tashmë janë kryer.
Stadiumi olimpik që mban emrin e legjendarit Adem Jashari, ishte lënë në gjendje të mjerueshme. Fushë kjo në të cilën u zhvillua ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës.
Shpronsimet, kushtet e ndërtimit, leja ndërtimore, borxhe të akumuluara, ishin disa nga pengesat që u përdornin si arsyetim sa herë që kjo çështje diskutohej, por ministri i MKRS thotë se tashmë është gjithçka gati.
Statusi i plotë i Hajrulla Çekut në Facebook
Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. 🏟️
E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.
Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.
Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.