Milito: Haaland ka nevojë për asiste, Mbappe krijon rastin për gol nga asgjë - NACIONALE

Milito: Haaland ka nevojë për asiste, Mbappe krijon rastin për gol nga asgjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Interit, Diego Milito, ka thënë fjalën e tij në debatin se cili nga Erling Haaland e Kylian Mbappe është më i mirë, dhe si duket ai ka më shumë pëlqim për francezin për të cilin thotë se ai krijon golin nga asgjë, ndërsa norvegjezi ka nevojë gjithnjë për asistime.

Ish-sulmuesi i Interit sugjeroi se ai preferon Mbappe mbi Haaland pasi francezi ka aftësinë për të krijuar gola për veten e tij, ndërsa sulmuesi i Manchester City ka nevojë për asistime për të shënuar gola.

Diego Milito - Player profile | Transfermarkt

Duke folur për La Gazzetta dello Sport , Milito tha: "Duke nisur nga vetja, gjithmonë më kanë pëlqyer më shumë lojtarët që mund ta zgjidhin një rast duke e krijuar vet. Dikush si Haaland, i cili është thjesht shkatërrues, gjithmonë ka nevojë për asistime nga shokët e tij. Mbappe Nga ana tjetër, nganjëherë golin e ndërton vetë, nga hiçi, por në të njëjtën mënyrë di të japë asistime dhe të gjejë gola.

Kylian Mbappe PSG Benfica

"Ndoshta francezi, për shpërthimin e tij si panterë, ka diçka nga Ronaldo "Fenomeni", i cili për mua pas Messit është më i madhi nga të gjithë. Në anën tjetër, struktura fizike e norvegjezit të bën të mendosh, në vend të kësaj, për qendërsulmues të tjerë të përmasave: një Vieri në Itali apo një Martin Palermo në Argjentinë. I fuqishëm dhe i pabesueshëm brenda zonës së penalltisë. Haaland e solli këtë model në një epokë të re dhe një dimension të ri."

Erling Haaland 2022-23

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, gjithashtu kishte përmendur se ylli i tij ka nevojë që shokët e tij të asistojnë për të shënuar gola, kur e krahasojnë atë me Lionel Messin dhe sugjeroi se argjentinasi është përtej çdo krahasimi.

Të dy yjet aktualisht janë duke udhëhequr garën e Këpucës së Artë në ligat e tyre përkatëse. Ndërsa Mbappe ka shënuar tetë gola në po aq ndeshje në Ligue 1, Haaland ka shënuar 14 herë në tetë ndeshje të Premierligë deri më tani.

Lajme të ngjashme