1 milion euro në javë: Zbulohet kontrata e jashtëzakonshme e Haalandit në Man City
Sulmuesi më në formë në botë, Erling Haaland, përfiton afër 1 milionë euro në javë te Manchester City, siç është mësuar nga Sportsmail.
Ylli norvegjez, i cili i ka vënë flakën Premierligës që nga ardhja e tij prej 60 milionë eurosh nga Borussia Dortmund, po merr shumën marramendëse që e bën atë lojtarin më të paguar në vend.

Mësohet se 22-vjeçari merr një pagë bazë e cila është në përputhje me të ardhurat e tjera më të larta në stadiumin Etihad. Megjithatë, një seri shpërblimesh të konsiderueshme, pothuajse të garantuara, shohin rritje të pagës së tij javore përtej kufirit prej 1 milionë euro.
Kjo gazetë zbuloi se City mposhti konkurrencën nga një mori klubesh dhe ra dakord për kushtet me përfaqësuesit e sulmuesit të fuqishëm në muajin prill.
Tarifa relativisht e ulët falë një klauzole lirimi në kontratën e tij me klubin gjerman - u pa si një Pazar i mirë në atë kohë për një lojtar që shihej si talenti i ri më i mirë në Evropë.
Tani, pas një fillimi të shkëlqyeshëm që ka parë Haaland të pandalshëm, ku shënoi 19 gola në 12 ndeshje, statistikë e pabesueshme – duket si marrëveshja e shekullit nga klubi anglez.
Gazeta Sportsmail gjithashtu shpjegon një farë mënyre përse zyrtarët në Etihad ishin të lumtur t’i siguronin një pagë të madhe për një njeri që shihet gjerësisht si një ndërrues i lojës.

Falë një sërë bonusesh relativisht të drejtpërdrejta, ai pritet të marrë të paktën 51 milionë euro (1 milionë euro në javë) për një vit kalendarik.
Mbetet për t'u parë se si kjo shumë, e cila me sa duket është biseda e agjencive të botës, do të pritet nga lojtarët e tjerë, por disa mund të argumentojnë me ndikimin e tij në fushë.
Haaland, i cili shënoi tre hat-trickë të njëpasnjëshëm në shtëpi, duke përfshirë një në ndeshjen e së dielës në një derbi 6-3 ndaj Manchester United, është në rrugën e duhur për të shkatërruar rekordet ekzistuese.
Ai tashmë ka 14 gola në tetë ndeshje të Premierligës me një mesatare 1.75 gola për ndeshje, që llogaritur deri në fund të sezonit i bie të shënojë 67 gola, por kjo shihet si e pamundshme për shkak të mungesave që mund të ketë në disa ndeshje, duke njohur Guardiolan që pushon lojtarët në ndeshje që kanë më pak vlerë.
Në ndeshjen e fundit të tij me qytetarët, të mërkurën mbrëma ai shënoi dy gola pasi City mposhti Kopenhagen 5-0 në Ligën e Kampionëve dhe u zëvendësua menjëherë me të filluar pjesa e dytë e takimit.


