FOTO: Mbappe i mposht Messin e Ronaldon si lojtari më i paguar në botë - NACIONALE

FOTO: Mbappe i mposht Messin e Ronaldon si lojtari më i paguar në botë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është në krye të listës Forbes për futbollistin më të paguar në botë dhe kjo është hera e parë që dikush është mbi Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon në nëntë vitet e fundit.

Sipas vlerësimit të Forbes, ylli i kombëtares së Francës, 23-vjeçar, do të fitojë afër 128 milionë euro në këtë sezon.

Kylian Mbappe beats Lionel Messi, Cristiano Ronaldo to top Forbes rich list

Shoku i skuadrës te PSG, fituesi i shtatëfishtë i Topit të Artë, është i dytë me 120 milionë euro dhe pas tij i treti, fituesi i pesë herë i Topit të Artë, Ronaldo, me 100 milionë euro.

Dy lojtarët tjerë që plotësojnë top pesëshen e futbollistëve më të paguar janë Neymar dhe Mohamed Salah.

Sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit, Neymar do të fitojë rreth 87 milionë euro (78.4 milionë £) në sezonin 2022-23 dhe sulmuesi i Liverpoolit, Salah, 53 milionë euro (47.7 milionë funte).

Lojtari i fundit që kryesoi listën përveç Ronaldos apo Messit ishte ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham në vitin 2013.

David Beckham joins Disney+ for grassroots football show - BBC News

Mbappe nënshkroi një kontratë të re trevjeçare fitimprurëse me PSG-në në maj, e cila i dha fund spekulimeve për një transferim të verës në Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka ngritur 11 trofe në klub, përfshirë katër tituj të Ligue 1, që kur u bashkua nga Monaco fillimisht si huazim në vitin 2017.

Erling Haaland, i cili ka shënuar 19 gola në 12 ndeshje për Manchester City që nga transferimi i tij në verë nga Borussia Dortmund, debuton në top 10 si i gjashtë në këtë listë me 39 milionë euro.

Sulmuesi norvegjez është një nga katër lojtarët e Premierligës në top 10 së bashku me Ronaldon, Salah dhe bashkëlojtarin e tij në Manchester City, Kevin de Bruyne.

Haaland dhe Mbappe janë lojtarët e vetëm në listë nën 30 vjeç.

Një lajm i publikuar dje nga Sportsmail, tregoi se Haaland pas disa bonuseve të njëpasnjëshme të garantuara, mund të arrijë deri në 51 milionë euro në vit apo afër 1 milionë euro në javë, që krahasuar me bashkëlojtarët tjerë te Manchester City, është shumë relativisht e lartë.

Lajme të ngjashme