Milani zhgënjen përsëri, turpërohet në San Siro nga Sassuolo - NACIONALE

Milani zhgënjen përsëri, turpërohet në San Siro nga Sassuolo

1 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

Milani ka hyrë në krizë të thellë të rezultateve. Këtë e ka konfirmuar humbja e thellë nga Sassuolo sot me rezultat 5:1, kështu duke humbur edhe pozitën e dytë në Serie A.

Kjo është humbja e tretë radhazi me rezultat të thellë dhe ndeshja e gjashtë pa fitore për kuqezinjtë në të gjitha garat.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tregues i qartë se Milani ende nuk kishe tejkaluar problemet e mëdha.

Të drejtuarit e Stefano Piolit shënuan të parët me anë të Olivier Giroud, por goli u anulua nga VAR-i.

Nga aty filloi rënia e kampionit të Serie A-së. Ishte Gregoire Defrel që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 19-të për të hapur serinë e golave për mysafirët.

Tre minuta më vonë shënoi Davide Frattesi për 2:0, pas asistimit të Domenico Berardit.

Milani arriti ta ngushtonte epërsinë në 2:1 me anë të Giroud në mintën e 24-të, por kaq për pjesë të parë.

Sassuolo shënoi edhe një herë deri në përfundim të 45 minutave të para. Ishte Berardi që tani u shënua në listën e golashënuesve për rezultatin 3:1 në minutën e 30-të.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim e mes pjesëve.

Me të filluar pjesa e dytë, kapiteni i Milanit, Calabria, shkaktoi penallti në Armand Lauriente, i cili vetë mori përgjegjësinë dhe e konvertoi në gol goditjen nga 11 metra për rezultatin 4:1.

VAR anuloi edhe një gol për Milanin, kësaj radhe ishte shënues Ante Rebic, por pozita jashtë loje ishte shumë e dukshme.

Ante Rebic (AC Milan) disallowed goal against Sassuolo 55'

Video Ante Rebic (AC Milan) disallowed goal against Sassuolo 55' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.

Turpërimin e kuqezinjve e vulosi Matheus Henrique që shënoi për 5:1 pas asistimit të Berardit.

AC Milan 1 - [5] Sassuolo - Matheus Henrique 79'

Video AC Milan 1 - [5] Sassuolo - Matheus Henrique 79' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.

Krejt çka Milani arriti të bënte deri në fund ishte të shënonte edhe një gol. Divock Origi shënoi për rezultatin përfundimtar 5:2.

Me këtë humbje, Milani nga pozita e dytë kalon në të katërtën, prapa Interit me dy pikë dhe prapa Atalantës me pikë të barabarta, ndërsa Sassuolo me tre pikët shumë të vlefshme ik sado pak nga zona e rrezikshme me 20 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje.

Lajme të ngjashme