Pamje: Sassuolo po e turpëron Milanin - NACIONALE

Pamje: Sassuolo po e turpëron Milanin

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Milani po kalon në formën më të keqe në dy vitet e fundit dhe për këtë është dëshmitar rezultati i ndeshjes që po zhvillohet në San Siro, ku Sassuolo është duke turpëruar kuqezinjtë me rezultat 4:1.

Të drejtuarit e Piolit, pas dy humbjeve të turpshme nga Interi e Lazio, as në ndeshjen e radhës duket se nuk janë këndellur.

Kur janë zhvilluar vetëm 50 minuta të takimit, Sassuolo i ka shënuar katër gola, kundrejt vetëm një të tyre.

Gregoire Defrel, Davide Frattesi e Domenico Berardi shënuan në pjesën e parë, ndërsa Olivier Giroud për Milanin.

Me të filluar pjesa e dytë, Davide Calabria shkaktoi penallti në Armand Lauriente, i cili nga pika e bardhë u tregua i saktë për rezulatatin 4:1.

Lajme të ngjashme