Milani triumfon në çerekfinalen italiane ndaj Napolit, kualifikohet në gjysmëfinale - NACIONALE

Milani triumfon në çerekfinalen italiane ndaj Napolit, kualifikohet në gjysmëfinale

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Milani ka arritur që edhe me barazim 1:1 të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, pasi rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte në të mirë të kuqezinjve, pra 2:1.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin dhe patën shansin e artë që të kalonin në epërsi qysh në minutën e 22-të, kur Olivier Giroud gaboi nga pika e bardhë, pasi paraprakisht ishte ndaluar Rafael Leao në mënyrë të palejueshme nga Mario Rui.

Atë që se bëri nga penalltia, sulmuesi francez e bëri nga loja e rregullt në minutën e 43-të duke shënuar nga afërsia, pas një solo aksioni të bukur të nisur nga Leao që nga gjysmëfusha që i takonte skuadrës së tij.

Napoli në vazhdim filloi të kërkonte golin, me Osimhen që shënoi krejt në fund të pjesës së parë, por goli u anulua për prekje të topit me dorë.

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht napolitanëve, që tentuan vazhdimisht, por dështuan të gjenin golin, madje goditjen e vetme në portë e patën në 10 minutat e fundit nga pika e penalltisë.

Ishte Khvicha Kvaratskhelia që gjuajti nga 11-metra në minutën e 82-të të takimit, por Mike Maignan bëri pritje shumë të bukur për t’ia mohuar golin e barazimit.

Krejt çfarë Napoli bëri në këtë ndeshje ishte goli i barazimit në minutat e fundit të lojës me Osimhen, por ishte e pamjaftueshme.

Kështu Milani pas 180 minutash lojë, triumfoi me rezultat të përgjithshëm 2:1, për t’u kualifikuar në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane dhe do ta presë fituesin nga ndeshja Inter - Benfica që zhvillohet nesër.

Lajme të ngjashme