Trumpi i pret me nderime kufomat e ushtarëve të vrarë në luftën e Iranit - NACIONALE

Trumpi i pret me nderime kufomat e ushtarëve të vrarë në luftën e Iranit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mori pjesë në një ceremoni në Bazën e Forcës Ajrore “Dover” në Delaware për katër ushtarët e vrarë amerikanë që u kthyen në atdhe në arkivole të mbuluara me flamuj kombëtarë të mërkurën, pasi u vranë nga sulmet iraniane në Lindjen e Mesme.

Lufta me Iranin u ka kushtuar taksapaguesve amerikanë të paktën 37,5 milionë dollarë, ka çuar në vdekjen e 18 ushtarëve amerikanë dhe ka lënë të vrarë mijëra iranianë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi qëndroi afër aeroplanit dhe përshëndeti me përshëndetje ushtarake, përderisa ekipet e tërhiqnin secilin arkivol nga aeroplani gjatë ceremonisë.

Anëtarët e familjeve, të cilët arritën me një autokolonë kombibusësh, shikuan nga afërsia, përderisa arkivolet po vendoseshin në automjete.

“Ne do t’i nderojmë ata. Për mua, kjo është njëra nga gjërat më të vështira për t’i bërë si president, por duhet të bëhet” – tha Trumpi para se të largohej nga ceremonia.

Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte familjeve të të rënëve, Trumpi tha: “E tëra që do të them është, ju duam. Ne e duam fëmijën tuaj dhe kështu janë ata për ta. Ata janë fëmijët e tyre. Nuk ka lojëra, nuk ka asgjë” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë “Reuters” se numri i ushtarëve amerikanë të lënduar tashmë është mbi 500. Pentagoni tha të hënën se 100 ushtarë janë lënduar nga 7 korriku dhe 96 për qind e tyre janë rikthyer në shërbim.

Lajme të ngjashme