Milani ruan rezultatin nga takimi i parë ndaj Tottenhamit, bëhet skuadra e katërt që arrin çerekfinalen
Milani është skuadra e katërt që arrin çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi arriti ta ruante rezultatin nga takimi i parë me Tottenham Hotspur, duke barazuar në Londër me rezultat 0:0.
Takimi i parë në San Siro përfundoi me fitoren minimale të kuqezinjve 1:0 fal golit të Brahim Diazit, ndërsa në Angli gola nuk pati dhe si rrjedhojë, me rezultat të përgjithshëm 1:0 nga 180 minuta të zhvilluar, Milani ec tutje.
Milani i bashkohet në çerekfinale Chelseat, Benficës dhe Bayern Munichut, që fituan dje ndaj Dortmundit, Club Brugges dhe PSG-së respektivisht./Nacionale
Tottenhami i Contes ishte i pafuqishëm përball kampionit të Italisë, në të cilën kuqezinjtë treguan paraqitje për një nuancë më të mirë, duke krijuar raste më shumë shënimi.
Drejt arritjes së qëllimit të skuadrës së Stefano Piolit, në ndihmë i doli edhe Cristian Romero i londinezëve, i cili mori karton të kuq në minutën e 77-të, pas dy të verdhëve.
Streamff - Easy video sharing
With Streamff service you can share your video in two clicks, as easy as it sounds.
Teksa portieri francez, Mike Maignan, i kthyer së fundmi në portën e Milanit, bëri heroin në minutat shtesë duke ndërhyrë në mënyrë fantastike ndaj goditjes me kokë të yllit anglez, Harry Kane.
Përmbledhja nga ndeshja e kthimit Tottenham - Milan:
Milani së bashku me Chelsea, Benficën dhe Bayernin do të presin dhe katër skuadrat fituese të javës së ardhshme, pastaj për t’u hedhur shorti më 17 mars për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës.
