AC Milan fiton përballjen ndaj Tottenhamit - NACIONALE

AC Milan fiton përballjen ndaj Tottenhamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka shënuar fitore minimale në ndeshjen e parë të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit.

"Rossonerët" fituan me rezultat 1:0, sfidë që ishte tejet e baraspeshuar nga minutat e parë.

Pas vetëm shtatë minutave lojë, ishte mesfushori me tipare ofensive Brahim Diaz që shënoi me kokë për t'i dhënë epërsinë Milanit.

Skuadra italiane kishte edhe një tjetër rast të artë përmes Theo Hernandez, mirëpo goditja e këtij të fundit u devijua në fund.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, meqenëse dy skuadrat kishin raste - por u mungoi finalizimi i tyre.

Vlen të ceket rasti i të sapo inkuadruarit Charles De Ketelaere, i cili dëshpëroi duke dështuar nga afërsia pas një harkimi nga këndi (78').

Në total, Tottenham pavarësisht që kishte mbi 10 goditje në portë asnjëra prej tyre nuk ishte drejtë rrjetës duke rrezikuar vetëm me anë të Eric Dier.

Kështu, meqenëse asnjëra skuadër nuk i finalizoi rastet e mbetura, epilogu përfundimtar doli të jetë 1:0.

Milan në këtë sfidë gjithashtu vendosi një rekord në shitjen e biletave pasi në “San Siro” ishin më shumë se 74 mijë tifozë, ku klubi fitoi mbi 9 milionë euro, që është një shifër rekorde.

Ndeshja e dytë, e cila do të zbuloi se cila skuadër do të avancojë në çerekfinale zhvillohet në “Tottenham Stadium” pas dy javëve.

Lajme të ngjashme