Milani luan tenis me Sassuolon
AC Milan e ka shpartalluar Sassuolon, në kuadër të 1/8 së finales të Kupës së Italisë.
“Rossonerët” ishin mahnitës duke shënuar fitore me rezultat të thellë 6:1.
Tammy Abraham shënoi pas vetëm nëntë minutave mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë Samuel Chukwueze i dha epërsinë Milanit (12’).
Ishte Tijjani Reijnders që përfitoi nga topi i kthyer prej goditjes së Rafael Leaos për ta dyfishuar epërsinë (17’).
Milani vazhdoi të dominojë, ku Chukwueze e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje pas një asistimi të Abraham (21’).
Kurse, vetëm dy minuta më vonë Rafael Leao me një gol të bukur e dërgoi epilogun në 4:0 (23’).
Milan s’u ndal më kaq me David Calabrian që u gjend në vendin e duhur për ta shënuar golin e pestë në ndeshje (56’).
Sassuolo e shënoi pastaj golin e nderit përmes Mulattieri që u asistua nga Antiste (59’).
Sidoqoftë, ishte Abraham që e vulosi fitoren pas asistimit të Okafor (62’).