Meunier tha se Neymar ka humbur magjinë e tij – Ylli brazilian i kundërpërgjigjet: Ky djalë fletë shumë - NACIONALE

Meunier tha se Neymar ka humbur magjinë e tij – Ylli brazilian i kundërpërgjigjet: Ky djalë fletë shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thomas Meunier dje kishte deklaruar se Neymar ka humbur magjinë e tij që nga ardhja e tij në Paris Saint-Germain, ndërsa nuk vonoi kundërpërgjigja e sulmuesit brazilian duke i thënë belgut se po fletë shumë.

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit ishte fans i madh i brazilianit në kohën kur arriti në Parkun e Princave nga Barcelona, por ndjenë se niveli i tij në Francë shkoi duke u ulur.

See the source image

Neymar deri më tani në pesë vite qëndrim, është paraqitur 150 herë me fanellat e kampionit francez, duke pasur lëndime të ndryshme që e kanë penguar për shpërthimin e tij si në Barcelonë.

Çfarë tha Meunier për Neymarin?

Mbrojtësi belg i cili kaloi tre vite së bashku me Neymarin përpara se të kalonte në Dortmund në vitin 2020, për Kicker tha: “Duhet ta pranojë se kam qenë fans i madh i Neymarit teksa luante për Barcelonën. Në Paris, ai humbi magjinë që kishte nga pikëpamja ime. Kthimi i rezultatit të ndeshjes së famshme Barcelona – PSG ishte meritë plotësisht e tij.”

Përgjigja e Neymarit

30-vjeçari nuk i mori të mirëqena kritikat e Meunierit, i cili kundërpërgjigj menjëherë.

“Ky djalë fletë shumë.”

Neymar-Meunier-screenshot

A do të largohet Neymar këtë verë nga PSG?

PSG është duke shqyrtuar shitjen e brazilianit në këtë afat kalimtar dhe nëse pranojnë një ofertë të mirë, ai do të largohet, sipas konfirmimit të GOAL. Ndërsa vet futbollisti ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Paris ende.

“Dua të rri në këtë skuadër. Kam kontratë edhe për disa vite. Klubi nuk më ka thënë asgjë për largimin e tim”, tha Neymar në një deklaratë pas seancës stërvitore.

“Nuk kam pse ta bind askënd. Njerëzit më njohin mua, e dinë se kush jam, sa i përkushtuar jam në fushë dhe çfarë loje luaj. Nuk kam nevojë ta bind askënd, unë vetëm dua të luaj futboll dhe të jem i lumtur. Njerëzit flasin shumë. Ata flasin sepse nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.”

Edhe trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka folur për të ardhmen e Neymarit, duke thënë: “Çfarë do të ndodhë tash dhe pas mbarimit të afatit kalimtar nuk e di. Do ta bëjmë publike qoftë qëndrimin apo largimin e tij. Nuk kam folur individualisht me asnjë nga lojtarët. Nuk e kam parë të dekoncentruar asnjëherë në fushë, kjo është krejt çka unë mund të them.”

Lajme të ngjashme