Messi më i miri për mua, por fitimi i Kupës së Botës s’i jep fund debatit për GOAT – thotë Iniesta - NACIONALE

Messi më i miri për mua, por fitimi i Kupës së Botës s’i jep fund debatit për GOAT – thotë Iniesta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Andres Iniesta ka këmbëngulur se triumfi i Lionel Messit në Kupën e Botës 2022 me Argjentinën nuk do t’i japë fund debatit se kush është lojtari më i mirë në historinë e futboll.

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e vet - të parën që prej vitit 1986 - duke i shënuar dy gola në finale të cilën argjentinasit e fituan me penallti dramatike.

Trofeu i Botërorit ishte i vetmi që i mungonte Messit në karrierë dhe për shumë ekspertë dhe tifozë, triumfi i tij në Katar i ka dhënë fund debatit për GOAT (lojtarin më të mirë në historinë).

Megjithatë, ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Iniesta, beson se ky debat do të vazhdojë tutje, sepse, siç thotë ai, njerëzit do të gjejë gjithmonë arsyetime në favor të rivalëve të 35-vjeçarit, siç është Cristiano Ronaldo.

Jam i sigurt se kushdo që nuk e sheh Messin si më të mirin do të gjejë një arsyetim për të menduar kështu, pavarësisht se a e ka fituar ai apo jo Kupën e Botës”, tha Iniesta për ESPN.

Për mua, Messi është më i miri me apo pa Kupën e Botës. Mendoj se fakti që ai tani e ka fituar Kupën e Botës, është një burim i madh lumturie për të. Jo vetëm për të, por për Argjentinën si vend."

Sulmuesi 35-vjeçar u shpall njeriu i ndeshjes finale, falë lojës mbresëlënëse duke ia mohuar Francës fitimin e Botërorit të dytë radhazi.

Ai po ashtu u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa u mposht për një gol nga Kylian Mbappe për çmimin golashënuesi më i mirë i turneut.

Messi i shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilin rreth të Kupës së Botës qëkur këtij turneu iu shtua edhe rrethi i 16 më të mirëve në vitin 1986.

Ai po ashtu u bë lojtari i parë që e fiton Topin e Artë dy herë, të cilin e kishte fituar edhe në finalen e humbur kundër Gjermanisë më 2014.

Lajme të ngjashme